Zbulohet një vendstrehim i përdorur nga Mladic
Autoritetet serbe zbuluan në Beograd një apartament që mendohet se përdorej nga i shumëkërkuari për krime lufte, Ratko Mladic- njoftoi të mërkurën “Blic”.
E përditshmja serbe njoftoi gjithashtu se kasetat me bisedat e regjistruara nga Mladici të zbuluara gjatë një kontrolli të shtëpisë së tij në Beograd, tregonin se ish-presidenti serb Slobodan Milosevic i kishte kërkuar Mladicit të bashkëpunonte me Gjykatën Penale Ndërkombëtare (TPI).
Sipas burimit të së përditshmes, njëra nga bisedat telefonike të regjistruara nga Mlladici ka qenë me presidentin e atëhershëm të Malit të Zi, Momir Bulatovic, i cili i transmetonte kërkesën e Milosevicit për të dërguar në TPI zëvendësin e tij, Zdravko Tolimir.
Bulatovic, i kontaktuar nga e përditshmja, konfirmoi se ka biseduar disa herë me Mladicin në vitin 1996, por shtoi se nuk mund t’i mbante mend këto biseda të veçanta lidhur me Tolimirin.
Sipas mediave lokale, regjistrimet e Mladicit, CD dhe kaseta, përmbajnë biseda të Mladicit me Karadzicin, por edhe me presidentin jugosllav të asaj kohe, Sllobodan Milosevic, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave Momcilo Perisic dhe me shefin e zbulimit serb Jovica Stanisic, në kohën kur ata ishin në detyrë.
Ata të gjithë janë gjykuar ose janë nën gjykim, për rolin e luajtur në konfliktet që shkatërruan ish-Jugosllavinë në vitet 1990 dhe sollën shpërbërjen e saj.
Regjistrimet e Mladicit u sollën si prova në procesin kundër Karadzicit që vazhdon në TPI, por nuk janë bërë publike nga gjykata. /GazetaStart/
Shprendaj












4 Komente ne kete artikull.
HAHHAHA SHUME QESHARAKE TASH E ZBULUT A MBAS 10 VITEVE A HMMM
po valla ka mena knaq krejt ky far uka gjithnje na kaqn pas knaq ldk tu shajt me non nersy te depoteteve e tuj kap karrikat kshtut eka ldk a,ej kuku mazamakeq boll keq osht po te hin ky qater ka mena knaq krejt skemi me guxu mo as ne rrug me dal se kta jon te fort GENGSTER jon kta ton ……
Ti XEN GJAKOVARI që po mundohesh me kritikuën këtu cdokënd .qfarë ke shkrujtën ti tashi? Shiko njiher për qa po bëhte fjalë këtu, e mos shkruj palidhje . Këtu po shkruan per LISA e ti pergjigjesh per FSHISA . Këtu nuk po shof që po shkruan per LDK po më duket a. AS UKË qëtu nuk po shofë unë. Gjithë pergjumshëm po shkrujshe tii .
HAHAHAHAHHA ARTA.XENI GJAKOVARI PASKA QEN I DEHUR DHE E PASKA GABUAR FAQEN ME SIKUR SE KJO CE I KA NDODHUR XENIT JU NDODHE VETEM ATYRE SE JAN TE DEHUR A PO BUDALL-PA KEQKUPTIME XENI LEXOJ SE PER SHKA BEHT KTU FJAL DHE ATHERE LEXOJE KOMENTIN TEN SE E KE JEP KTU ATHERE BENI TE GJITHA BASHKE DHE ANALIZOJ HAHHAHHA