Xhezair Shaqiri: Maqedoninë e udhëheq shteti serb
Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha në luftën e vitit 2001 në Maqedoni nën uniformën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka njoftuar popullin shqiptar se pas tre vite e gjysmë është larguar nga Tanusha. Fshatin që ai e mbante të rrethuar me forcat e veta, ku policia maqedonase përkundër shumë përpjekjeve nuk arriti të shkelë në zonën e lirë, ka vendosur ta braktisë për arsye siç thotë ai: tradhtive të krerëve politik shqiptar në Maqedoni.Në mes tjerash në intervistën për gazetën Lajm ka thënë se Maqedoninë e udhëheq shërbimi sekret serb.“Duke pasur parasysh se në Maqedoni nuk udhëheqë kryeministri por udhëheqin disa organe të DBK-së (shërbimi sekret maqedonas) që janë të dirigjuar kryesisht prej UDBS-së së Serbisë. Lirisht mund të themi se Maqedoninë e udhëheqë Serbia me një politikë të ashpër anti-shqiptare. DBK-ja është shtet në shtetin Maqedonisë. Politika serbe për momentin është e interesuar të bëjë aq shumë trazira në Kosovë dhe Maqedoni për t’u arsyetuar para botës se faktorë destabilizues janë shqiptarët. Unë nuk kamë dashur të jem pjesë e kësaj loje dhe për këtë arsye jemi larguar të mos bëjmë ndonjë gabim, ose të mos përfitojë ndonjë forcë anti-shqiptare”, tha Xhezair Shaqiri – Hoxha.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.