Vritet një shqiptar me armë zjarri në veri të Mitrovicës
Është vrarë me armë zjarri afër shtëpisë së tij në “Kodrën e Minatorëve”, në veri të Mitrovicës, Hakif Mehmeti, i njohur me emrin Kika. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 21.40, ndërkohë që ai është transferuar në spitalin që ndodhet në veri, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Shkaqet e vrasjes nuk dihen, ndërsa policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.
Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili tha se është në pyetje një vrasje me armë zjarri, ku viktima është një shqiptar i lagjes “Kodra e Minatorëve”.
“Njësitë rajonale të Policisë së Kosovës janë duke mbledhur informacionet fillestare rreth rastit, ndërkohë që kryesit dhe motivi i këtij akti kriminal janë për momentin të panjohur”, ka thënë Hoti.
Shprendaj












2 Komente ne kete artikull.
Prravo valla shkive te serbis shtet toni na qas po na bojn ncncn
Emir po ku je ka e di ti se ekan vra shkit ban vaki shqiptart ekan vra po zoti ne gjenet e qeft se boll keq.