Hyrje » Lajmet » Kosova »

Vrasja në Mitrovicë – arrestohet një polic i Kosovës me dokumentacion të MUP-it

 

Hetimet për vrasjen e Hakif Mehmetit kanë drejtuar policinë në zbulimin e një prej disa kolegëve të tyre serbë që punojnë edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Lubisha Vujinoviq, pjesëtar i Policisë së Kosovës, është arrestuar të martën në mëngjes nga kolegët e tij hetues, pasi që në lokalin e tij janë gjetur dokumente që tregonin lidhjet e tij me MUP-in e Serbisë. Lajmin e ka konfirmuar për Kohën Ditore zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka shpjeguar se Vujanoviqit i janë gjetur distinktivi i MUP-it të Serbisë dhe kartela identifikuese, që e dëshmojnë veprimtarinë e tij të dyfishtë.
Në fakt, hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit Hakif Mehmeti të martën e shkuar në mbrëmje, në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë, kishin shpënë në zbulimin e veprimtarisë ilegale të policit serb të Kosovës. Sipas Hotit, para se të vritej Mehmeti kishte qëndruar në lokalin e Vujinoviqit, ndërsa ky i fundit e kishte dërguar viktimën në spital, pasi ishte shtënë në drejtim të tij nga një veturë në lëvizje.
“Një serb është ndaluar për hetime të mëtutjeshme, pasi i njëjti është dhe ka qenë pjesëtar i policisë, por në pronësi të tij janë gjetur dokumente që dëshmojnë se i ka shërbyer MUP-it të Serbisë, dhe mbi këtë bazë është bërë arrestimi. Ky është pronari i lokalit ku i ndjeri ka qenë para se të vritej”, ka thënë Hoti
Burime të besueshme të gazetës kanë bërë të ditur se Vujinoviq mbante një klub të bilardos dhe shoqërohej shumë me të ndjerin Hakif Mehmeti, i njohur edhe me nofkën Kika. I ndjeri Mehmeti ishte grindur me Neno Mariqin dy javë më parë, rreth instalimeve për ujë në Kodrën e Minatorëve, ka thënë ky burim. Ai është vrarë me armë zjarri afër shtëpisë së tij, më 7 shtator, rreth orës 21:40 minuta.
Dëshmitarët i kishin thënë policisë se dorasit kishin shtënë nga një veturë e bardhë, e tipit “Golf 3”, pa targa të regjistrimit, e cila ndërkohë ishte gjetur e djegur tërësisht në një rrugë rurale të fshatit Kremeshtak të Komunës së Zveçanit, me qëllim të humbjes së gjurmëve.
Zëdhënësi Hoti ka shpjeguar se Vujinoviq ishte kontaktuar nga policia për shkak se ka qenë ndër personat e fundit që kanë kontaktuar me Mehmetin para se ai të vritej, e po ashtu edhe e kishte dërguar viktimën në spital.
Në momentin që policët hetues kishin hasur në dokumentacionin që kishte Vujinoviq, e kishin ndaluar këtë të fundit për të nisur procedurat fillimisht disiplinore e më pas edhe penale.
“Ai është ndaluar për shkelje të parimeve dhe të procedurave të policisë dhe fillimisht është suspenduar pas rekomandimeve të Inspektoratit të Policisë së Kosovës, ndërsa i është shqiptuar edhe masa e ndalimit policor”, ka thënë Hoti.
Veprimtaria e dyfishtë e pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës nuk është një dukuri e re. Shumicës së pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës i ishin gjetur kohë më parë edhe listat e pagave që marrin nga Qeveria e Serbisë. Ndërkohë, dy muaj më parë, në veri të Mitrovicës, njësitet speciale të policisë i ishin vënë pas një personi, të cilit i kishte rënë distinktivi i MUP-it të Serbisë duke ikur nga policia. Ai nuk ishte kapur nga policia atëherë dhe ende nuk është dhënë asnjë informacion nëse hetuesit kosovarë kanë rënë në gjurmë të të dyshuarit.

Shprendaj
 
 

5 Komente ne kete artikull.

  1. Blerta thotë:

    A thua edhe kjo asht e munduar a!!!???

  2. une 1 thotë:

    nanen atye edhe kti besaim hotit se ma shki jeni ju se ata
    se spo kini shqiptar me vesh veq shki qishtu ju mytin kadal dal po hajnat jan ne kry e veshin lapera

  3. Albi-HH thotë:

    qysh e paska lyp edhe e paska gjet shkoni rrini me serb he nonen e pisave

  4. mitrovicalia thotë:

    valla bre albi qka po lypshe edhe  thmin ne djep me ti qi po psefol kur nuk e nje se njeri si ka nga   ma se shumti per vitet qe i ka pas asht qaj  aj ne shpi te vet ka nejt o injorant robt ti qifsha  ma shum ka nga aj vet se krejt ju hajnat e  thaqistav bre nanen jau qifsha  po qysh spoo  te vjen marre me fol o injorant o pis

  5. mitrovicalia thotë:

    uh qka koke ti me ti qi  robt bre  po pisi si koke  o i pa ftyr  a ki gjak shqi^ptari a o o idiot

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com