Të mëdhenjtë, pas Mehmetit

 

Agon Mehmeti është duke e shijuar periudhën më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi kosovar, i cili ishte rezervist në kampionatet e kaluara, po shkëlqen sivjet duke shënuar gola. Po ashtu, ai është bërë njëri prej futbollistëve kryesorë të përfaqësueses U21 të Suedisë.

Në Suedi ka filluar të flitet se për 20 vjeçarin kanë shprehur interesim klube të mëdha. Mirëpo, ekipi i tij aktual, Malmo, nuk brengoset fort se mund ta humb yllin e vet.

“Nuk brengosemi. Për ne është kënaqësi kur gjërat shkojnë mirë për të. Që një kohë është duke punuar që ta bëjë këtë hap përpara”, ka thënë presidenti i Malmos, Pelle Svensson, për ueb faqen suedeze fotbolldirekt.se.

Deri tash nuk është përmendur ndonjë emër konkret i ndonjë klubi, por është e qartë se Mehmeti po vëzhgohet. “Nuk do të ishte e çuditshme nëse është kështu. Natyrisht, disa klube po e përcjellin. Mirëpo, për momentin nuk ka kurrfarë bisedimesh”, konfirmon Svensson.

Mehmeti ka realizuar 8 gola në 16 paraqitje këtë sezon. Ai ishte njëri prej faktorëve të rëndësishëm që kontribuuan që Malmo të udhëheqë në kampionatin suedez. Analistët e shohin Mehmetin si një ‘copëz’ të klasit të Zlatan Ibrahimoviç, i cili karrierën e kishte filluar pikërisht në Malmo.

Ai po zhvillohet në të njëjtin stil dhe Malmo mund t’i fitojë miliona euro nga shitja e tij eventuale në të ardhmen. Por, kreu i klubit suedez nuk e preferon krahasimin e futbollistit kosovar me yllin suedez me prejardhje boshnjake. “Nuk mendoj se do duhet ta krahasoni. Janë komplet të ndryshëm si futbollistë dhe si persona”, përfundoi Svensson.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com