Hyrje » Lajmet » Kosova »

Shtinë me armë dhe sulmojnë zyrtarin policor

 

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët kanë shtënë me armë zjarri në një lokal. Pasi janë dërguar në stacion policor, njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe policinë.
Sipas komunikatës së PK-së, kjo ngarje ka ndodhur të dielën rreth orës 3 të mëngjesit, në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.
Pasi dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër janë sjellë në stacion policor, mashkulli  ka tentuar të ikën dhe ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor. Për ta vënë situatën nën kontroll, policët kanë përdorur forcën e arsyeshme dhe e kanë vënë situatën nën kontroll”, njofton policia në raportin e saj ditor.  

Nga të dyshuarit janë konfiskuar arma e llojit” VZOR 50”, kalibër 7.65 mm, një karikator me tre fishekë, si dhe tri gëzhoja të po këtij kalibri.

Me urdhër te prokurorit, dy të dyshuarit janë mbajtur në paraburgim.

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. arta thotë:

    Ani edhe femrat tashi paskan fillën mu dokën ka POLICIA cnnccncnc, po de po a po ndinë mirë a ?

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com