Hyrje » Sport »

Shqipëria barazoi me Rumaninë

 

Mbyllet në barazim 1:1 takimi i parë i Shqipërisë në transfertën e vështirë të Rumanisë, duke marre një pikë me mjaft vlerë që në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012. Ky 90 minutësh është zhvilluar pothuajse tërësisht në gjysmefushën tonë pasi Kuzhe kishte menduar me shumë për mbrojtjen. Që në sekondat e para, Rumania nuk arriti të shënonte pasi goditi shtyllën me Marica dhe më pas Torje nga e djathta e sulmit të Rumanisë ka ushtruar presion gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës. Pjesa e dytë nisi me të njejtin ritëm ku kuqezinjtë menduan më shumë për mbrojtjen dhe rumunët kërkonin portën, por pa qënë të qartë para katërkëndëshit të Beqajt. Në minutën e 80-të, Rumania shënoi me zëvendësuesin Stancu, i cili përfitoi nga pasiguria e mbrojtjes tonë, duke e cuar topin në rrjetë pas një goditje nga këndi.

Por i sapofuturi Muzaka i ka dhënë një marsh më shumë Shqipërisë pasi përfitoi nga një krosim i Agollit duke kërcyer fuqishëm në zonën kundërshtare dhe duke realizuar golin e barazimit në minutën e 88-të. Ndeshja nuk pati më histori dhe skuadra e drejtuar nga Josif Kuzhe merr një pikë të cmuar në fushën e Rumanisë, duke pritur takimin e së martës në “Qemal Stafa” ndaj Luksenburgut.

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. Titi Istog thotë:

    ooooooooooo Sa Mir Me Kan SHqipatar i uroj SHqiperis Per Ket Pik SHum rendesi e ishalla ne Qemail Stafa w Marrin Nje Fitore Kunder Luksmeburgut Urime,

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com