Shqiperija mposht Luxemburgun
Kombëtarja kuqezi ka shënuar fitore minimale prej 1-0 përballë Luksemburgut, për t’u ngjitur në krye të Grupit D me pikë të barabarta me Bjellorusinë.Shqipëria ishte skuadër dominuese gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë nuk arriti të argëtojë tifozët me më shumë gola.Goli i fitores erdhi në minutën e 37-të, kur pas një aksioni në zonë, Hamdi Salihi mposhti portierin mysafir.Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në kuotën e katër pikëve po aq sa ka Bjellorusia që barazoi pa gola kundër Rumanisë
Sulmuesi i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi, është treguar edhe një herë shpëtimtar për Kombëtaren shqiptare të futbollit. Shqipëria me golin e tij fitoi tri pikët e para të këtij cikli eliminator për Evropianin “Ukrainë & Poloni 2012″, pasi të martën mbrëma në “Qemal Stafa” të Tiranës mposhti autsajderin e Grupit D, Luksemburgun, me shifrat 1:0. Salihi shënoi në minutën e 37-të me një goditje volej, pas harkimit në zonë nga Armend Dallku.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria ka katër pikë. Shqipëria vetëm katër ditë më herët nxori barazim kundër Rumanisë në Bukuresht (1:1) në hapje të eliminatoreve.
“Jam shumë i lumtur për këtë fitore. Mendoj se luajtëm mirë, por ata treguan shpirt garues dhe kjo na pengoi disi. Në pjesën e dytë pritëm që të luanim më tepër në sulm, por nuk ia arritëm. Ishte e vështirë sepse ata luajtën pisët në duele. Mbuloheshin edhe me nëntë lojtarë në zonë dhe luanin shumë ashpër”, ka thënë seleksionuesi i Shqipërisë, Josip Kuzhe.
Në fakt Shqipëria ishte më dominuese, sidomos në pjesëlojën e parë, mirëpo mungonin rastet për shënim. Në pjesëlojën e dytë Shqipërisë iu lehtësuan punët me largimin e sulmuesit të Luksemburgut Mario Mutsch, i cili pasi pranoi një top me dorë në zonë mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua. Ndodhi kjo në minutën e 58-të. Me gjithë këtë epërsi, Shqipëria nuk ia doli të shfrytëzojë për të shënuar edhe ndonjë gol. Dy rastet më të mira për kuqezinjtë u regjistruan në minutën e 80-të dhe 81-të. Në të dy herët, rreziku erdhi pas rivënieve nga këndi. Në të parën kërcënoi Lorik Cana, ndërsa në të dytën Hamdi Salihi. Një goditje pati edhe Ervin Skela në minutën e 86-të.
“Është shumë pozitive, pavarësisht se nuk shkëlqyem. Kemi ende shumë punë, por jemi të kënaqur sepse e kemi nisur shumë mirë edicionin. Të shohim se deri ku mund të arrijmë. E dinim që do të luante kështu Luksemburgu, pasi nuk është kundërshtar agresiv. Ata patën disa raste, por ne dominuam”, ka thënë mbrojtësi shqiptar Lorik Cana.
Ndeshjen e radhës Shqipëria do ta luajë kundër Bosnjë & Hercegovinës më 8 tetor në Tiranë.
“Shpresoj që të fitojë 1-0 edhe kundër Bosnjës”, ka thënë Kuzhe.
Franca u është kthyer fitoreve dhe atë në transfertën e vështirë ndaj Bosnjës, ndërsa Portugalia nuk di për fitore, pasi që ka pësuar disfatë nga Norvegjia në Oslo. Italia ka deklasuar Ishujt Faroe.
Ishin golat e Karim Benzemas (72’) dhe ai i Florent Maloudas i cili shkëlqeu (78’), që finalizuan kapitulimin e Bosnjës para tifozëve të vet. Në Grupin D prin Shqipëria me shtatë pikë ashtu si Bjellorusia, por me golaverazh më të mirë.
Italia ka shkatërruar Ishujt Faroe në udhëtim me rezultat 5-0, me golat e Gilardinos (12’), De Rossit (22’), Cassanos (27’) dhe me ata të pjesës së dytë të shënuar nga Quagliarella (81’) dhe Andrea Pirlo (90’). Italia kryeson në Grupin C me 6 pikë nga dy ndeshje.
Portugalia u mposht minimalisht në transfertë te Norvegjia, me anë të golit të Huseklepp (21’). Portugezët definitivisht do të kenë probleme për t’u kualifikuar në Euro 2012, pasi që pas dy ndeshjeve ka arkëtuar vetëm një pikë
Shaqiri i shënon gol anglezëve
Xherdan Shaqiri është shqiptari i mbrëmjes së marte në futbollin evropian. Gjilanasi ndonëse ka luajtur në 45 minutat e dytë për Zvicrën, ka qenë autori i golit të vetëm në humbjen nga Anglia (1:3) në kuadër të grupit G. Shaqiri në minutën 71, me një gjuajtje precize nga mëse 25 metra ka zbutur përkohësisht rezultatin, duke i dhënë shpresë helvetikëve që kishin mbetur me një lojtar më pak në lojë. Albert Bunjaku nuk ishte grumbulluar për këtë ndeshjes nga Ottmar Hitzfeld.
Munguan Beqiraj, Kuqi
Fatos Beqiraj ka qenë rezervistë, por sulmuesi pejan nuk është angazhuar në fitoren e rëndësishme të Malit të Zi në grupin G në Sofje ndaj Bullgarisë nikoqire (1:0).
Sulmuesi vushtrrias, Shefki Kuqi nuk është grumbulluar fare nga selektori Stuart Baxter për ndeshjen që kombëtarja e Finlandës pësoi humbje si mysafire e Holandës (2:1) në kuadër të grupit E.
Bajrami në deklasimin e San Marinos
Emir Bajrami ka luajtur gjatë tërë 90 minutave për Suedinë, e cila ka shënaur fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke deklasuar San Marinon (6:0). Kjo është ndeshja e dytë te grupit E e Suedisë që sulmuesi i Tventes nga Holanda e luan si titullarë.
Sërish asnjë shqiptar për Maqedoninë
Është psëritur skenari i së premtes, pasi që asnjë futbollist shqiptar nuk është paraqitur për përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll, e cila megjithatë në ndeshjen e grupit B, nuk ka shkuar më shumë se një barazim me Armeninë (2:2) në Shkup. Deri sa të premten, shqiptari i vetëm i grumbulluar ka qenë sulmuesi, Agim Ibrahimi të martën, në bankën e rezervistëve ka qëndruar Armend Alimi.
Shprendaj












1 Komente ne kete artikull.
Bet e kab boh bre qe kan fituu vala po ,une kur e pash qe ish tu fitu thash mos e kan qit gabim resultatin hueueuhe Mir mir shqipria pravo vashdoni qeshtu