Hyrje » Kronikë e zezë »
Shpërthim bombe e rrahje masive në Zveçan
Mbrëmë rreth 22 në Zveçan, në rrugën “Kral Petri 97”, mbi furrën e pronarit Bekim Qemalit, është hedhur një mjet shpërthyes, njoftojnë mediet e Beogradit. Sipas tyre, nuk ka pasur të plagosur. Po ashtu nuk përmenden as dëmet materiale. Ndërkaq, agjencitë serbe të lajmeve (Tanjug, RTS, Blic Online) njoftojnë sot për një rrahje masive që ka ndodhur mbrëmë në Zveçan. Dy persona janë lënduar, kurse dy automjete civile janë dëmtuar gjatë përleshjes, e cila ka ndodhur në pjesën veriore të Kosovës, në Zveçan, në orën 21:40 minuta.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i ka thënë Tanjugut se përleshja ka ndodhur në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan dhe në të kanë marrë pjesë rreth 100 persona nga pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe komuna e Zveçanit.
Sipas këtyre agjencive, shkak i kësaj përleshje ishte rrahja mes disa personave më herët.
“Nuk ka pasur të arrestuar dhe askush nuk është marrë në polici. Kjo do të ndodhë me siguri pas hetimeve, meqë pjesëmarrësit tashmë janë të njohur. Nuk ka pasur numër të mjaftuar policësh për të arrestuar aq shumë njerëz përnjëherë”, citon Tanjugu Hotin.
Shprendaj












4 Komente ne kete artikull.
;PO mytni krejt bre se nuk po kini qza me ban ma mir mytni tuj rre.
O Kafsha kurr njeri sbahet sa qeta serbt qaq edhe kafsht.
NI FJAL E POPULLIT OSHT MAGARI PARA SE ME COF SHKELMAT MA TE FORTIT I KA EDHE KTYNE JU KA ARDH FUNDI E IKA ZAN HARAMI E PO RREHEN NERMJEVETI ISHALLA QAFEN E THENI E KERRSH ZOTI JU BOFT NERMJEVETI RESPEKT POPULLIT SHQIPTAR
hahaha po myten shkit anej se jon met as serrbija spi don ma