Hyrje » Sport »

Shaqiri, lojtari më atraktiv te Zvicra

 

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, pritet të jetë lojtari më atraktiv te Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen eliminatore kundër Anglisë, që zhvillohet të martën. Kështu ka vlerësuar gazeta angleze “Daily Telegraph” të dielën. Zvicra të martën e zhvillon ndeshjen e parë eliminatore për Evropianin 2012.

“Lojtari më atraktiv në skuadrën e Zvicrës që do të përballet me Anglinë do të jetë një kosovar, 18-vjeçari i Baselit, Xherdan Shaqiri”, shkruan gazeta angleze.

Në të vërtetë, gazeta angleze ka shkruar për tre kosovarët e përfaqësueses së Zvicrës, Albert Bunjakun, Valon Behramin e Shaqirin dhe mënyrën se si kanë migruar në Zvicër gjatë luftës në ish-Jugosllavi.

“Zvicra ka qenë destinacion për emigrantët që kanë kërkuar largim nga luftërat në ish-Jugosllavi në fillim të viteve 90-ta. Sulmuesi i Nurnbergut, Albert Bunjaku, ka lindur në Kosovë, por është larguar për në Zvicër me familje kur ishte vetëm tetëvjeçar, në fillim të luftës në vitin 1991. Mesfushori i West Hamit, Valon Behrami, që mungon kundër Anglisë, po ashtu ka lindur në Kosovë nga prindër shqiptarë dhe jeton në Zvicër nga mosha pesëvjeçare”, shkruan “Daily Telegraph”.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com