SEJDIU KERKON SHKARKIMIN E MINISTRIT BUJAR BUKOSHI
Simbas burimeve te pakonfirmueme te Televizionit Rrokum, Presidenti Sejdiu dhe anetare te Kryesise se LDK kerkojne shkarkimin e ministrit Bujar Bukoshi. Arsyetimi gjindet ne arrogancen me te cilen zoti Bukoshi kishte shkarkue nga detyra Ali Sadriun, drejtorin e Qebdres Klinike Universitare.Emni qe me jave po lakohet si zavendesim i mundshem i zotit Bukoshi, asht emni i kryetarit te Grupit Parlamentar te LDK, Ismet Beqiri. Por, Ismet Beqiri demanton emnimin e tij te mundshem si minister. Ai per Televizionin Rrokum deklaroi: “Nuk pranoj me qene pjese e kesaj qeverie ne asnje rrethane”.
Edhe pse arsyetimi i kerkeses me u shkarkue u gjete ne QKUK, arsyet e verteta te ketij ‘sulmi’ ndaj figures se ish kryeministrit ne egzil, zotit Bujar Bukoshi duhet me i gjete ne ambicien e tij me i prie LDK.
Bujar Bukoshi keto dite e bani publik ambicien e tij me kandidue per kryetar te LDK, edhe pse nji fushate e mshefte, neper katundet e Dukagjinit kishte fillue jave ma heret, kur i biri i ish presidentit Ibrahim Rugova, Uke Rugova, kishte fillue shpi-per-shpi me agjitue dhe me kerkue qe anetaresia dukagjinase me votue per – Bujar Bukoshin.
Zoti Bukoshi prezenton nji sfide te hapte dhe direkte per ‘klanin’ qe sot-per-sot e dominon dhe dizajnon politiken e LDK, e qe prihet nga emnat si Fatmir Sejdiu, Eqrem Kryeziu, Rame Manaj, Lutfi Haziri, etj.
Ne kete kontekst duhet kuptue edhe reagimin e menjihershem te zv’kryeministrit Rame Manaj (LDK), i cili tha se nuk e kupton kandidaturen e zotit Bukoshi, sepse ai as nuk asht anetar i LDK (sic!)
Zoti Bukoshi, nga ana tjeter, dje deklaroi se tashma ka tubue edhe nji ekip te tane mbrapa vetes, qe prihet nga zoti Isa Mustafa dhe Uke Rugova.
Zoti Mustafa deklaroi se ai i respekton strukturat dhe udheheqesine aktuale te LDK dhe nuk asht pjese e ndonji ekipi.
Shprendaj












11 Komente ne kete artikull.
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
Ksaj pune i thojne FILM PA REGJI
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
PERMMAJENI KULTURES KUR JEPNI KOMENTE NGA ADMIN
Blert coment se jo ma hi ke than heheheheheh
A paska edhe ktu cenzur a …!!!