Hyrje » Lajmet » Bota »

Sanxhaku kërkon autonomi

 

Novi Pazari, qendra kryesore e Sanxhakut, është bllokuar sot për disa orë nga demonstruesit, të cilët kanë kërkuar autonomi si zgjidhje për këtë rajon të Serbisë, të populluar kryesisht me boshnjakë. Në momentin e fundit është evituar përleshja me policinë.Sipas medieve serbe policia është ofenduar me fjalët si “çetnikë” dhe është gjuajtur me gurë dhe shishe nga simpatizuesit e myftiut Muamer Zukorlic. Nga të dyja anët ka pasur të lënduar.Ministri i Punës, Rasim Ljajic, i cili njëherësh është nga Novi Pazari, ka deklaruar se ajo që ka ndodhur sot në Sanxhak, nuk është Sanxhaku të cilin ai e njeh, por me gjithë këtë, sipas tij, nuk përjashtohet mundësia e incidenteve dhe nxitjes së retorikës nga ana e myftiut Zukorlic.“Ai (Zukorlic) nuk e fsheh faktin se dëshiron të fitojë poena politikë dhe për këtë do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë legale dhe ilegale për të fituar pushtetin lokal”, tha Ljajic.

Por Bashkësia Islame në Serbi i ka hedhur poshtw kwto komente dhe i ka bërë thirrje Këshillit Nacional Boshnjak të përshpejtojë me përgatitjet për themelimin e Autonomisë së Sanxhakut, ndërkohë që i ka ftuar qytetarët e këtij rajoni që të shprehin solidaritetin duke treguar padëgjueshmëri qytetare ndaj institucioneve të Serbisë

Shprendaj
 
 

3 Komente ne kete artikull.

  1. genti thotë:

    Ky titull edhe ky artikull nuk ka asgje te vertet perpos qe qytetaret e NP i kane bllokuar rruget.
    Nuk po i dal askujt ne mbrojtje por me vesh te mi i kame ndegjuar plote stacione si te Serbis si te Novi Pazarit (Sanxhakut);Problemet qe po ndodhin apo perleshjet qe kane ndodh jane shkaku qe komuna e NP idon me jape ne shfrytezim nje pjese te trullit qe i takon bashkesis Islame te NP.Pra ky eshte krejt problemi e jo siq koka spjegu ketu ne kete artikull

  2. cufa thotë:

    mundet me qen aty grepi ma von shifet qfar peshki esht brenda,kshu ka pas fillu ne Prishtin me 81″ ne restoran te studentave,gjaja ushqimi dobt,une u deshiroi sukses sangjaklive,ishalla i fitojn drejtat e veta si na

  3. genti thotë:

    une sdi nashta eshte edhe ashtu si thua ti CUFA,por perderisa ata e pranijn dhe marin pjes ne parlamentin e Serbis nuk po duket ashtu,edhe drejt me fol ata nuk kane te pernashket asgje me rastin e Kosoves,e sa per te drejta nga ana ime jo vetem ne Sanxhak por ne gjithe boten une ju deshiroj gjitheve,dhasht zoti se pari edhe qytetareve ne pjesen veriore te Mitrovices ju rregullohet jeta se me keq se ne Sanxhak e kane

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com