Hyrje » Lajmet » Kosova »

Rezoluta për Kosovën e pakuptimtë

 

Kryetari i Partisë Liberale-demokratike, Çedomir Jovanoviq, duke marrë pjesë sot në një emision të B92, “Kaziprst” (Gishti tregues), ka deklaruar se Rezoluta për Kosovën, të cilën e ka dorëzuar Serbia në KB është e pakuptimtë. Ai ka thënë se në Asamblenë e Përgjithshme të KB nuk është zgjidhur asnjë problem dhe se aty nuk është vendi ku zgjidhet çështja e Kosovës. Jovanoviq ka vlerësuar se zyrtarët e lartë të Serbisë gjatë dy vjetëve të fundit kanë ndenjur në dy karrige: atë të Kosovës dhe të Evropës  dhe tani ky pozicion nuk është më i qëndrueshëm.

“Asambleja e Përgjithshme e KB nuk është vendi për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, meqë aty nuk është zgjidhur asnjë problem. Brukseli është vendi ku duhet të bisedohet për të ardhmen e Kosovës, për shansin që Serbia të kontribuojë për jetë më të mirë në Kosovë”, i ka thënë Jovanoviq B92-it.

Lideri i LDP-së ka thënë se Serbia “ka humbur gjithë forcën e ndikimit në jetën e njerëzve në Kosovë”.

“Ky problem – statusi i Kosovës është i trashëguar dhe pasojë e deformimit të shoqërisë. Është dashur të vdes Bekim Fehmiu që ne të kuptojmë se ekziston shqiptari i mirë”, është shprehur Jovanoviq.

Sipas fjalëve të tij, zhvillimet aktuale në Novi Pazar janë po ashtu pasojë e paaftësisë së shtetit dhe shteti është përgjegjës ekskluziv për “mjerimin” moral e material në atë vend.

“Boshnjakët vazhdimisht kanë qenë më shumë të interesuar për ndryshime demokratike të shoqërisë sonë, sesa populli im. Kjo që po ndodh tash është pasojë e paaftësisë së shtetit. Myftiu Muamer Zukoliq, nuk është shfaqur dje në Novi Pazar, por para 20 vjetësh. Të shtunën është dashur të flas kryeministri, kjo është detyra e tij”, konsideron Jovanoviq.

Ai ka theksuar se shteti në vitin 2007 është përzier në marrëdhëniet fetare meqë ky ishte çmimi i mbështetjes së kryetarit të Partisë së Aksionit Demokratik, Sulejman Ulanjinit, për Koshtunicën.

“Bashkësitë islame janë manipuluar. Boshnjakët nuk janë armiq të Serbisë, ata janë qytetarë tanë. Ka shumë rrenë në politikën tonë, nga Novi Pazari deri tek rezoluta e Kosovës”, është shprehur Jovanoviq.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com