Pritet shkarkimi i ministrit serb Jeremic ?
Shtypi beogradas paralajmëron një zhvillim dramatik në Beograd. Sipas të përditshmeve serbe, ministri i jashtëm Vuk Jeremic mund të shkarkohet nga posti i tij sapo të kthehet nga vizita në New York.
E përditshmja serbe Danas, thirret në burime të Presidencës serbe dhe deklaron se presidenti serb Boris Tadic do të bisedojë me ministrin e jashtëm Jeremic për mënyrën e largimit të tij nga ky post.
Ndryshe, dorëheqja e ministrit të jashtëm serb është kërkuar edhe nga disa parti politike në Beograd, sidomos pas disfatës së Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me ç’rast ishte kërkuar mendimi i këtij institucioni lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, mbrëmë mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në të cilën është diskutuar rezoluta për Kosovën është shtyrë për disa orë, pasi Serbia insistonte të largohen nga salla anëtarët e delegacionit të Kosovës.
Vuk Jeremic kërkonte që para se të nis shqyrtimi i projektrezolutës së BE-së dhe Serbisë për Kosovën, të largohen nga salla presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni edhe pse çështja që diskutohej kishte të bënte pikërisht për Kosovën.
Megjithë shtyrjen e mbledhjes dhe insistimin e ministrit serb për largimin e delegacionit kosovarë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaçi dhe ministri i jashtëm Hyseni dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Kosovës nuk janë larguar dhe kanë qenë të pranishëm në sallën e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme.
Zyrtarë të Asamblesë së Përgjithshme, duke iu përgjigjur pyetjes së Jeremicit rreth pranisë së delegacionit kosovar, theksuan se janë mysafirë të disa shteteve anëtare dhe si të tillë mund të qëndrojnë në sallën e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme
Shprendaj












4 Komente ne kete artikull.
ahahahhahah ska qka thot tjeter, dal ngadal krejt kan me dhan doreheqje se sju ka mbet tjeter politikuajve Serb… Thaqi jav ka fut tu kesh
me traktora i ka mashtru shkit aghaghaghahgaha
Per DIJA se besoj se aq eshte i afte HASHIMI qe tjua fus serbeve po uroj qe ata te mos na kan fut neve te gjithve ngase mitrovica u be me status te veqant e hajt se shkijet gjuajn large ejo si ne gezohemi para kohe se ata e marrin edhe itinerarin e BE-se ene qka kemi fituar asgje nga kjo rezolute po me vone i shohim pasojat emos u ngutni para kohe sa keta tanet pak jan duke punuar kundrejt serbeve per KOSOVEN
apet na kan nimu serbija me ket humbje te saj se edhe fiter bajramin na e kan uru ne te njejten koh hahahahaha !!!
Brahim me rendesi esht qe serbet e kosoves po e pranojn realitetin e kosoves si dhe tek e fundit Jeremiq nuk ja doli qe ti largoj delegacionin Kosovar nga mbledhja e ansambles, keshtu qe ka filluar ta pranojn dal ngadal realitetin e Kosoves. Po gjerat shkojn hap pas hapi e smujn me u zgjedh per nje her keshtu qe na erdh dita edhe neve
E sa per pasoja ska me pas kurrfar pasojash Kosova e ka statusin e vet vendet me te zhvilluara e kan njohur Kosoven shtet edhe po enjohin edhe shum shtete tjera nje gje e till nuk ka shanc me u kthy mbrapa ska vend per panik ktu