Përplaset autobusi Tiranë-Selanik, 1 i vdekur, 3 plagosen

 

Një person humbi jetën sot paradite në një aksident automobilistik në aksin nacional Librazhd-Elbasan. Autobusi me pasagjerë i linjës Tiranë- Selanik, me targa Tr 9338 I është përplasur me një kamion me targa kosovare i cili trasnportonte skrap, raporton BalkanWeb. Një makinë e tretë është përfshirë në aksident, ku ka humbur jetën një person. Pas verifikimeve të para policia identifikoi viktimën, ndihmës shoferi i autobusit Tom Gjinaj, 55 vjeç. Aksidenti ka shënuar dhe 3 të plagosur. Drejtuesin e autobusit Llesh Gega 50 vjeç nga Puka, një pasagjer, Liman Gega nga Burreli si dhe drejtuesin e kamionit me targa kosovare, Raif Selimi, 45 vjeç. Policia ka nisur veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com