Hyrje » Lajmet » Kosova »

Pas tre vjet arratie, arrestohet Lirim Jakupi

 

Policia e Kosovës ka arrestuar Lirim Jakupin, i arratisur tre vjet më parë nga burgu i Dubravës. Arrestimi i tij është bërë jo larg qendrës së Prishtinës, në rrugën “Bajram Bahtiri”.

Në një komunikatë të policisë thuhet se aksioni është ndërmarrë nga departamenti kundër Krimit të Organizuar i PK-së, i përkrahur edhe nga Njësiti Special Intervenues.

“Gjatë kontrollit të realizuar, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar dy granata dore, një armë automatike AK-47, me katër karikatorë, si dhe dy revole të tipit TT.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

Lirim Jakupi është në mesin e shtatë personave, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga burgu i Dubravës më 18 gusht të vitit 2007. Lirim Jakupi, lindur më 1979 nga Gjilani, akuzohet për veprën penale të rrëmbimit.

Shprendaj
 
 

3 Komente ne kete artikull.

  1. Albi-HH thotë:

    Hahahhahah pas 3 vitesh e paskan kap prap hahahhah po te ishte ai ne Amerik a po ne Gjermani se jan 82 milon njerz e kishin kap per 24 ore e le ma ne Kosove po prap mire se kta policia e Kosoves jan si kur me qen klyjshqi esht turp me lexuar ndojkudh ket lajm se e keni ktu.

  2. Arturi thotë:

    mos u ka Ragip Zverrgja qyky Polici..hahahahahahahaha

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com