Nju Jork: Pacolli lobime për Kosovën në OKB (me video)
Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, po qëndron në Nju Jork gjatë punimeve të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, me aktivitet lobues për Kosovën.
Pacolli po vazhdon aktivitetin e tij lobues me takimet e realizuara me përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, veçanërisht me përfaqësues të vendeve që do të votojnë me 9 shtator gjatë punimeve të OKB-së.
Presidenti i AKR-së në kuadër të kësaj vizite ka shtruar një darkë miqësore ku kanë qenë të ftuar përfaqësuesit më të lartë të shumë shteteve, ndër ta Ministri i Punëve të Jashtme të Maldiveve bashkë me delegacionin e tij, ambasadorët e Timorit Lindor, Grenada, Bangladesh, Azerbaijan, Yemen, Republikës Dominikane, Indonezisë, Bruneit dhe Kazakistanit. Në darkë kanë qenë prezent edhe përfaqësues të mediave nga Kosova.
Pacolli ka kërkuar drejtpërsëdrejti nga përfaqësuesit e shteteve që kanë qenë prezentë në këtë darkë, që të votojnë kundër rezolutës së propozuar nga Serbia në këtë sesion të AP të OKB. Presidenti i AKR-së, Pacolli, ka marrë një sërë konfirmimesh nga këto vende se ato do ta mbështesin fuqishëm Kosovën duke dhënë kontributin e tyre veçanërisht për këtë çështje.
Të mërkurën, Pacolli zhvillon disa takime me Ministra të punëve të Jashtme dhe Ambasador të Kombeve të Bashkuara si dhe me Kryesitë e Ambasadave në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Kreu i AKR-së ka themeluar një zyre të plotë pune në Nju Jork në Millenium në Plaza Hotel ku janë vendosur shtabi i tij dhe një grup i madh i lobistëve të cilët do të punojnë bashkë për Kosovën













4 Komente ne kete artikull.
mashum po bon ti se nuk e ki shtetin ne dor se thaqi aj hajn i framerkav ahaha.
Po valla ma shume po bane ky i shkreti edhe krejt me shpenzimet e veta se sa kta shpenzojne paret e shtetit tuj u shetit edhe send sbajne.
ka i permend zotri pacolli kto shtete po ta pysim ministrin ton nuk do te din fare qe ekzistojn keto shtete hahahaha ni fjal e zotrit Pacolli me kujtohet kur pat nje pytje nga ni gazetar tha pse i vizitoni te gjitha keto shtete te largeta edhe te vogla ai ju kthy me nji buzqeshje se nuk po mun mi gjet ministri jon as un hart hahahaha RESPEKT
hahahhaa mir e ki valla se ministrit ton i ka humb globi e ky zotria ngan sa te mundet se ka dikuj si heket gazepi kurr se ky i gazepit ish kon gjith mu mundu po qe na spo ja dim valla se me kon me ja dit e kishim votu krejt