Hyrje » Lajmet » Kosova »

MUP-i urdhëron të sulmohen Njësitë Speciale të Kosovës

 

Prezenca e Njësisë Speciale të Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si duket ka mobilizuar njësitë e MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë), të cilat operojnë në veri të Mitrovicës, por edhe më gjerë.
Sipas “Kosovapress”, të cilin e transmeton “Zëri”, bazuar në burimet e veta nga veriu i Mitrovicës, bën të ditur se të hënën në orën 10.00 në Zveçan, është mbajtur mbledhje urgjente e krerëve të njësive të MUP-it, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë prezenca e njësive speciale të Policisë së
Kosovës (ROSU) në veri.

Sipas burimeve, kryeshefi i Punëve të Brendshme të Serbisë për rajonin e Mitrovicës, Gjorgje Dragojeviq (Xholle), ka urdhëruar të gjithë komandantët e njësive të MUP-it, që veprojnë në veri të Kosovës, që të intensifikojnë patrullimet e këtyre njësive, si dhe të sulmohen pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, në rastet kur ata paraqiten në veri.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, bëjnë të ditur burimet të Kosovapress-it.

Shprendaj
 
 

8 Komente ne kete artikull.

  1. Altini thotë:

    O ishalla i hajne pa pjek,po a kane koqe keta te tonte,a veq numrohen si polic. boll ke ma.

  2. Blerta thotë:

    A thua ku eshte more Hashimi me shku atje ne veri e mi mbrojte trojet Kosovare!!!???
    Kete Pamvaresi te zunguar kemi mundur edhe para 20 vjete ta kemi,hiq pa vrasjet e sa e sa njerezve e humbjen e sa e sa tjereve, po ngutia per tu bere “PATRIOT” e ka pru gjendjen ketu ku jemi.

  3. Blerta thotë:

    Keto gjera j’u mbyllin gojen fanatikeve te ketyre “PATRIOTAVE” qa e kane cunguar Kosoven ne kete menyre.

  4. talibani thotë:

    Pom doket se ju ka hi frika në bark patriotave ta kshyrmi cysh pe rrok te andena se kollaj kfori me përzon sërbijën ta shofmi cka dot bojn tash se boll jon thirr në kompetenca e ato tash i kan zoti ju ndimoft

  5. une 1 thotë:

    hajnat nuk kan nge me u marr me ksi pun jan ra ne pare kan me vjedh e sa per veri sasht intersant

  6. Xhafer Mustafa thotë:

    Politiknet e osoves jan shum te nxan tuj mendue per veti se si meu pasurue sa ma shum e kan ba shtetin si me kan shpija e armikut vidh sa me shum shkatrroje sa me par. Asht per qudi si nji parti krijon fonde per ta mbrojtur nji minister te akuzuar nga gjykata e eulexsit per korrupcion por jam shum i sigurt qe te gjith kan gisht ne loj per at duhet pa tjeter qe ta mbrojn atu per mos me u zbulue te gjith.Si asht e mundur qe ne stacionin kryesor te kosoves me humb mbi 40 kg rog e mos me dhan pergjegjsi ministri ipunve te mbrenshme dhe shum te tjer pajtohem plotsisht me kritikat e oliver ivanoviqit per kit rast.Hapni syt o politkan te mallkuar se nuk shitet toka e fmis te fmis ishalla ngopni tu vjedh.

  7. Albi-HH thotë:

    Po pse nuk po dilin ju more trima se po trimnohni ktu shkoni atje ne veri edhe tregoni triminin ktu ne chat edhe une them shka du po atje atje shkoni,i,A ke I ndjeri Rrugova Kryetar pse nuk shkoj anena ne veri a ke Ramush Haradinaj Kryminister pse nuk shkoj ne veri a po pse nuk e bashkuan MITROVICEN po lerni keto andrra more e mus ja futin kot se as Hashim Thaqi nuk ka ca ben ktu se ne nuk kemi asgje ne dor edhe se kemi Pavarsin ne nuk vendosum per asgje ne KOSOVE,Ani kjo BERTA kishe po di Hashimi ik more shko mytu dikon se ti haber nuk ke me politk oj pula e kamijonit,si pul qakat ktu.

  8. Blerta thotë:

    A ti Albi-HH fanatiku i PDKse me perde ne sy qe tash ma nuk shef fare, ti spo dishe gje tjeter vetem me thene ik more shko mytu dikund edhe me ju thane tjerve shko merr secialin. Po mytu vet qaty e paske afer Haven edhe pom doket qe ti po e dike se si merret sociali se une jam qe 15 vjet ktu ne gjermani po sdi se qa asht sociali. Edhe mos mendo qe ti po dike ma shume politike se sa dikush tjeter,po merru me vetveten e mos i ofendo tjeret.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com