Hyrje » Lajmet » Kosova »

MPJ refuzon që Pacolli të jetë Konsull Nderi i Maldiveve

 

Ministria e Jashtme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Republikës së Maldiveve që Behgjet Pacolli të jetë Konsull Nderi i këtij shteti në Prishtinë. Lideri i AKR-së thotë se ky post nuk do ta përmirësonte apo keqësonte jetën e tij, por habitet nga pengesa e MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është e vendosur që në vazhdimësi të mos e njohë kontributin e liderit të AKR’së, Behgjet Pacolli.
Përveç që e mohon dhe e nënvlerëson lobimin e biznesmenit të njohur, tani së fundi edhe e pengon atë në grada nderi.
Muaj më parë, shteti i Maldiveve, i cili e ka njohur pavarësinë e Kosovës, i ka dorëzuar një letër kërkesë Ministrisë së Jashtme në Prishtinë, nëpërmjet të cilës ka kërkuar konfirmimin që Behgjet Pacolli të jetë Konsull Nderi i Maldiveve në Kosovë.
Kjo kërkesë, sipas Express, ndodhet në zyrat e MPJ’së.
Përgjigje në të nuk është dhënë asnjëherë.
Ministri Skënder Hyseni nuk ka pranuar, të paktën ende jo, që Behgjet Pacolli të marrë këtë titull në Prishtinë.
Megjithëkëtë, kjo nuk e shqetëson shumë Pacollin, njërin nga përfaqësuesit e opozitës. Por ai nuk e fsheh dëshirën që ta mbajë edhe këtë gradë në Republikën e Kosovës.
“Shteti i Maldiveve para disa muajve ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kanë kërkuar që unë të jem Konsull Nderi i Maldiveve në Kosovë. Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka refuzuar këtë kërkesë dhe deri tani nuk ka dërguar asnjë lajm”, ka konfirmuar Pacolli për Express.
Ai thotë se marrja e këtij epiteti as nuk ia keqëson, e as nuk ia përmirëson jetën.

Shprendaj
 
 

2 Komente ne kete artikull.

  1. une 1 thotë:

    hajt pacoll mos ta nin se ta din zoti mos ta dit qeveriija je msu me punu ti pa pare jo si kta se kqyrin veq per veti hallall ty se po mundohesh un me kon tkisha bo kryetar te pr e jo veq konsull nderi po qka me bo bohet mir tung klm

  2. Blerta thotë:

    Bravo UNE 1

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com