Miratohet rezoluta për Kosovën
Projektrezoluta e Serbisë për Kosovën, e cila u ndryshua në momentin e fundit pas presionit të Bashkimit Evropian, është miratuar me aklamacion para pak minutash nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, bëri edhe një “show” tjetër, por edhe kësaj radhe doli humbës.
Rezoluta e re i hapë rrugë dialogut dhe normalizimit të raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk parasheh negociata të reja për statusin e Kosovës dhe njeh mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas së cilës Deklaratat e Pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Kjo rezolutë në fakt është sponsoruar nga BE-ja, ndërsa Serbia u detyrua ta pranojë, pasi në të kundërtën shteti serb nuk do të kishte të ardhme evropiane. Në Serbi, disa parti e kanë quajtur “kapitullim”, e disa edhe si “shpëtim” pranimin e presidentit serb, Boris Tadic për të ndryshuar versionin e parë të projektrezolutës, me anë të së cilës kërkoheshin negociata të reja për status dhe një vlerësim politik për Mendimin e GJND-së.
Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka filluar me vonesë pasi Serbia ka insistuar që anëtarët e delegacionit të Kosovës të largohen nga salla. Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic kërkoi që para se të nis shqyrtimi i projektrezolutës së BE-së dhe Serbisë për Kosovën, të largohen nga salla presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Ky i funti është takuar me kryesuesin e mbledhjes, mirëpo pas konsultimit me aleatët, delegacioni i Kosovës nuk ka pranuar të largohet nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sejdiu, Thaçi, Hyseni dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të Kosovës ishin të pranishëm në sallën e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme, në pjesën ku qëndrojnë mysafirët, pasi Kosova nuk është ende anëtare e OKB-së dhe delegacioni i saj nuk mund të qëndrojë në sektorin ku ulen delegacionet e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara.
Në fillim të mbledhjes, ministri serb pasi nuk ia ka arritur qëllimit, kërkoi nga kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të sqarojë se në çfarë cilësie është i pranishëm delegacioni i Kosovës në sallë, dhe përgjigja ishte se anëtarët e këtij delegacioni janë të ftuar të Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jeremic më pas e mori fjalën duke kërkuar që projektrezoluta e Serbisë e harmonizuar me Bashkimin Evropian, të miratohet me aklamacion. Ai tha se me këtë rezolutë Serbia nuk e njeh Kosovën, por respekton vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. “Rezoluta krijon mundësi për dialog. Ne nuk jemi të ngujuar, assesi nuk do të dështojmë, sepse ne shohim në të ardhmen legjitimitetin e kauzës sonë”, tha Jeremic.
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Rosemary DiCarlo, tha se Washingtoni mbështet këtë rezolutë për të cilën sipas saj është arritur një konsensus në momentin e fundit. Ajo tha se mendimi këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë i qartë dhe e ka vulosur pavarësinë e Kosovës. DiCarlo tha se Kosova është rast unik dhe se mbështet dialogun Prishtinë-Beograd për çështje teknike
Shprendaj












5 Komente ne kete artikull.
Respekt.
Oj serrbi oj shkin e vjeter nuk te kam met mu kurgju ne ket jet tjeter RESPEKT
jo po du jo spo du , jo po ma kana po pom dhem !!! serbija ka me pas negociata hala ne te ardhmen per statusin por jo te kosoves po te lugines se presheves!!!!!!. hahahah.
Spo di cka esht ka bohet veq se po i shoh Lajmet dy palet te kenaqura me ket Rezolut.Edhe Thaqi edhe Tadic thojn se jan fitus e ku mbet humbsiiiiii ????????????????????????
Simbas mendimit tim e din edhe Tadiqi se ka marr gjdo gje fund mirepo politika e Tadiqit esht kjo sepse edhe per ket arsye qeveris vendin keshtu qe nuk esht leht me e genjy nji popull disa vite e tash me dal em than se ka marr fund…. po si thon nji fjal shpresa vdes e fundit keshtu qe edhe Serbia nese nuk jeton ne realitet me Kosoven ateher jeton me Endrra ahahhahah se ska,…… kan marr fund Serbija shkoni e shikoni rruget e Beogradit krejt gropa as ne disa fshatra te Kosoves nuk i ke ashtu qysh i ki ne Beograd ahahahhaah kan mbet si lypsar te rruges sa MIRE