Hyrje » Lajmet » Kosova »

LDK, Sejdiu pret vendimin e GJK-së për kandidim

 

Para se të marrë vendim Gjykata Kushtetuese nuk dua të flas nëse do të kandidoj apo jo sërish për kryetar të LDK-së- ka thënë në një intervistë për RTK-në, presidenti Fatmir Sejdiu, i cili e mban të ngrirë postin e kryetarit të LDK-së.

Gjykata Kushtetuese është duke u marrë me rastin e Sejdiut dhe pritet të japë një interpretim nëse presidenti i vendit po bën shkelje kushtetuese duke e mbajtur të ngrirë postin e kryetarit të LDK-së.

Gjatë kësaj interviste, Sejdiu nuk ka preferuar të flasë shumë për zhvillimet në LDK, por e ka quajtur normal vendimin e djalit të presidenti Ibrahim Rugova, Ukës, për të hyrë në politike, duke qenë se “çdo njeri që ka moshë madhore e ka të drejtën e aderimit në parti politike”.

Kurse sa i përket kandidaturës së Bujar Bukoshit për kryetar të LDK-së, Sejdiu tha se nuk dëshiron të paragjykojë asgjë, pasi “është çështje e njerëzve për të shprehur kandidaturat dhe projektet, dhe i takon LDK-së dhe anëtarësisë së saj që të merr vendime të caktuara”.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com