Kuzhe kundër euforisë
Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Josip Kuzhe është shprehur kundër euforisë së krijuar pas pikës së fituar të premten në Rumuni ndaj kombëtares nikoqire (1:1).
“Shikoni çfarë skuadrash ka, kushdo mund të bëjë dëm këdo. Ndeshja kundër Luksemburgut është më e vështira e jona. Njerëzit dhe ne e dimë që jemi të detyruar të fitojmë. Në të kundërt do të na vërshëllejnë dhe barazimi kundër Rumanisë do të vlejë pak”, tha Kuzhe pasi ka arritur në Tiranë.
Edhe portieri prizrenas, Arian Beqaj kërkon përqendrim maksimal për takimin e radhës që luhet të martën ndaj Luksemburgut, në “Qemal Stafa”. “Duhet të përqendrohemi maksimalisht dhe ta vlerësojmë shumë sfidën me Luksemburgun. Në Evropë nuk ka më ekipe të lehta për të fituar. Nëse fitojmë, gjithçka do të jetë shumë pozitive”, tha ai.
Sulmuesi i Cesenas, Erjon Bogdani e ka vlerësuar të vështirë edhe takimin e së martës.
“Ndeshja jonë më e vështirë. Durim dhe kujdes. Ata do të vinë të bindur për të bërë mirë dhe për të marrë pikë. Të shpresojmë që do të fitojmë dhe të urojmë që njerëzit mos lodhen duke na mbështetur”, tha Bogdani.
Luksemburgu vjen në Tiranë pas humbjes që pësoi në shtëpi nga Bosnje dhe Hercegovina (0:3).
Shprendaj












3 Komente ne kete artikull.
SHtir Ka Me Kan Ama Poja Lajm Kohes Se Qa Ponaan Sjell Koha Me Lojtart Ton SHqiptar.
Valla edhe Luxseburgun mus mujshit me muajtur athere lerni fudbollin se esht turp me ju percjell ndojkush me duket jeni ba edhe si SAN MARINO kush don jav shtin kur don
shqiperia do te fitoj me rezullrat 3 1 ktu skam dilem kjo eshte nje frig pozitive sepse komtarja e jon esht e njohur nga euforit e shumta pastaj te humb ndeshjet kesaj radhe perpara shqiperia se ke per te fituar qe besa