Hyrje » VIP etj » Kuriozitete »
Kubani i mbijetoi pesë goditjeve të vetëtimës
Një bujk nga Kuba i mbijetoi pesë goditjeve të vetëtimës në nëntë vitet e fundit, shkruan faqja e internetit Cubadebate.
Jorge Marquez nga fshati La Julia, në krahinën Las Tunas, në lindje të ishullit, tha se vetëtima për herë të parë e goditi më 5 gusht 1982, derisa po drejtonte traktorin: “Prej kësaj goditje pata marrë djegie në lëkurë dhe më patën rënë bllombat nga dhëmbët”, tha ai.
Pesë vjet më vonë më 1987, vetëtima e goditi dy herë, ndërsa një vit më vonë, edhe një herë tjetër, ndërsa goditjen e pestë e përjetoi më 1991.
Shtëpinë e tij vetëtima e ka goditur 15 herë për dy vjet. “Mendoj se unë jam si magnet. Personat që goditen nga vetëtima përndryshe vdesin, e unë sikur e pi këtë fuqi të Zotit, e më pas nuk ndiej ndonjë pasojë serioze”, thotë bujku.
Dy herët e para Marquezin e dërguan në spital pa vetëdije, por më pas as nuk e humbte vetëdijen, edhe pse ndjente dhimbje të fortë në nyje dhe mushkëri.
Marquez thotë se kohë më parë ka lexuar që një roje pylli në Amerikë i ka mbijetuar shtatë goditjeve nga vetëtima. “Nëse ky është rekordi, atëherë skam fare dëshirë që ta thyej këtë rekord”, thotë ai duke u mahitur.
Shprendaj












6 Komente ne kete artikull.
PO DE PO.
heheheheheh hajde rren hajde se me rrok 1 her besoj qe edhe kundrat ja shkrumon
elhamdurillh .allahit i kofshem fal allahi asht i madh
O që thojnë të vjetërit nuk e paska pasën te shkruar me vdekën vallaj ,se veq me nji goditje kish mbetën në vendë , .po e paska pasën te shkruar kështu me jetuën mbas 5 goditjeve .Kjo është e vërteta .
kuuu arta rat me ka pot rrxojshe ti…. komente te lodhta po ban me ka si ti e kisha la ket Bisnis se veq teposht je kah shkon….!!
ARTURI…SHSHSHSHSHT MOS FOL SHUMË TI