Kryeministri konfirmon njohjen nga Katari
Sipas kryeministrit Thaci udhëheqësit e Katarit kan konfirmuar gojarisht njohjen e Kosovës ,priten vetem procedura formale …
Me ftesë zyrtare të mbretit të Katarit, Sheik Abdullah bin Khalifa Al Thani, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjendet sot në Katar.Me këtë rast, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me mbretin e Katarit dhe me autoritetet tjera të larta shtetërore të këtij vendi.Vizita zhvillohet në kuadër të aktiviteteve lobuese për njohjen e shtetit të Kosovës, në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.Jozurtarisht mësohet se Katari do ta njoh Kosovën para mbledhjes së nesërme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Katar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u prit nga Princi i Katarit, Tamim Bin Hamad Al Thani.
Kryeministri Thaçi e falënderoi Princin Al Thani për ndihmën që Katari i ka dhënë shtetit dhe popullit të Kosovës në vazhdimësi dhe vecanërisht për mbështetjne gjatë procesit të anëtarësimit në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Princin Al Thani për arritjet e shtetit të Kosovës dhe për hapat që ka ndërmarrë Qeveria për zhvillimin e vendit.
Princi Al Thani e falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën ne Katar dhe i konfirmoi atij se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari më tutje nuk është çështje e hapur, është një punë e përmbyllur dhe se pritet vetëm formalizimi i vendimit .
“Ne e njohim dhe e respektojmë vullnetin e popullit të Kosovës. Ftesa jonë për ju dhe takimi ynë i sontëm është shprehje e vullnetit tonë për të njohur Kosovën dhe shënon fillimin e një kapitulli të veçantë në marrëdhëniet e dy popujve tanë miq”, u shpreh Princi Al Thani.
Kryeministri Thaçi dhe Princi Al Thani u pajtuan për thellimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike.
Kryeministri Thaçi e njoftoi Princin Al Thani për projektet e mëdha në fushën e zhvillimit ekonomik dhe i ftoi investitorët potencialë nga Katari që të jenë prezent në Kosovë.
Princi Al Thani i premtoi Kryeministrit Thaçi se së shpejti do të dërgojë një ekip zyrtar në Kosovë për të shqyrtuar mundësitë më të mira për investime në Kosovë.
Kryeministri i Katarit, i cili është njëkohësisht edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Hamad Bin Jassim Bin Jabr Al-Thani shtroi një darkë pune për nder të Kryeministrit Thaçi. Gjatë takimit, u rikonfirmua qëndrimi i Katarit në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për thellimin e marrëdhënieve bilateral ndërmjet dy shteteve.
Kryeministri Thaçi e ftoi për një vizitë zyrtare në Kosovë Emirin Al Thani dhe Kryeministrin Hamad Bin Jassam Al Thani.
Gjatë ditës, kryeministri Thaçi ka zhvilluar takime edhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe atë të Turqisë, në Katar.
Kryeministri Hashim Thaçi nga Katari do të udhëtojë në drejtim të Nju Jorkut, ku bashkë me Presidentin Fatmir Sejdiu do të udhëheqin delegacionin shtetëror të Kosovës në kuadër të angazhimeve për njohje të reja të shtetit të Kosovës, në prag të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Shprendaj













1 Komente ne kete artikull.
O BABUSHI I KOSOVES JE TI BRE SE VEQ KUSH TA KA INATI:RROFSH O TRIM KOSOVE