Eurot e mërgimtarëve shqiptar shpëtojnë Maqedoninë
Transferet private financiare të emigrantëve në Maqedoni, të cilat kapin shifrat prej 1.5 miliardë euro për çdo vit janë dhuratë për Qeverinë e këtij vendi. Kështu thonë ekspertët ekonomik, sipas të cilëve 37 për qind e emigrantëve për çdo muaj dërgojnë mesatarisht nga 1000 deri 2000 dollarë për familjet e tyre në Maqedoni të cilat paraqesin ndihmëse të fuqishme për zhvillimin e ekonomisë në vend. Por se pse këto fonde shpenzohen për nevoja të përditshme, e jo për biznes tregojnë vetë mërgimtarët.
“Jam nga Portlandi, në Berovë këtu Maqedoni ku nuk munda të realizoj as edhe një takim me ministrin e Financave Trajko Sllaveski, nën kompetenca të cilit ishte objekti të cilin doja ta bleja. Mezi realizova takim dy minutash me sekretarin shtetëror Snezhana Kostadinovska. Thjesht thënë, investimi im përfundoi pa sukses”, ankohet Goce Josifovski, mërgitmar i rikthyer.
Profesori Vanço Uzunov thotë se pikërisht këto para janë shpëtimtarët të falimentimit ekonomik të Maqedonisë .
“Nuk e di a do të falimentojë, por do të ishte shumë-shumë më keq, jo vetëm për ato familje të cilat pranojnë para nga jashtë, por edhe për gjithë qytetarët sepse do të vijë në pikëpyetje balancimi i bilancit pagesor, rezervave devizore dhe stabilitetit makroekonomik”, thekson Vanço Uzunov, profesor universitar.
Sipas profesorit Abdylmenaf Bexheti mbi 80 për qind të dërgesave nga jashtë i bëjnë shqiptarët.
“Nuk bëhet ndonjë evidencë në baza etnike kuptohet për qëllime politike dhe nuk është debatuar pikërisht për këtë arsye, sepse pasqyra etnike pasqyron një dominim të bashkësisë etnike shqiptare”, pohon Abdylmenaf Bexheti, profesor universitar.
Se mërgimtarët janë të interesuar për investime në Maqedoni e dëshmon edhe drejtori i Agjencisë për migrim Vasill Naumov, i cili thotë se tre kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, Renova, Vezë Shari dhe Nagip Fejzi, janë pikërisht nga fonde të emigrantëve. Ndërkohë duhet theksuar se 160.000 familje varen nga dërgesa e parave nga familjarët e tyre që punojnë jashtë Maqedonisë.













1 Komente ne kete artikull.
bravo ju koft shqiptar se po tregoheni shum stabil,karshi maqedonasve……..