Hyrje » Lajmet » Kosova »

I dehuri sulmon policët

 

Sipas buletinit të Policisë së Kosovës, një tjetër sulm, por vetëm verbal ka ndodhur edhe në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në rrugën “Tirana” në Gjakovë, kur një mashkull i dehur ka sulmuar verbalist zyrtarët policorë.
 
I dyshuari, gjatë ngasjes së veturës kishte tejkaluar shpejtësinë lejuar, me ç’rast është ndalur nga njësiti patrullues, i cili i ka shqiptuar një tiketë gjobitjeje. Por, pas kësaj, i dyshuari ka filluar edhe sulmin verbal ndaj policëve. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka sulmuar edhe fizikisht policët, kurse për mbajtjen e tij nën kontroll është përdorur forca e domosdoshme.

Është konstatuar se i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit, kurse gjate bastisjes në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër. Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. arta thotë:

    Vallj kejtë ,kejtë veq edhe POLICËT qeshtu që po i suljmojnë shumë keq . Jemi boën si të EGËR vallaaaj. Po jom e sigurte që jo I DEHUR por PSIKOPAT paska qenë AI .Po qa te dehuri ,se edhe me kfillët si loooti që thuhet nji fjalë,po ju nodhë kështu POLICËVE disa herë ,shumë keq është kjo.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com