Hyrje » Lajmet » Kosova »

Hondurasi i premton Metës njohjen e Kosovës brenda këtyre ditëve

 

Këto ditë, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir meta zhvilloi një tur vizitash zyrtare në Amerikën Qendrore, përkatësisht në Guatemalë, Salvador dhe Honduras. Këto shënojnë vizitat e para të një ministri të jashtëm dhe zyrtari të lartë të Shqipërisë në historikun e marrëdhënieve dypalëshe me këto vende.
Gjatë këtij turi diplomatik, z. Meta u prit nga zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve.
Një vend të rëndësishëm gjatë bisedimeve me ta, siç thuhet në një komunikatë për opinion të MOJ-së, zuri edhe çështja e njohjes së shtetit të ri të Kosovës nga të tre vendet.
Kryediplomati i Shqipërisë, pasi i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon si dhe me rolin e Shqipërisë në këtë kuadër, theksoi se pas Opinionit këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka ardhur momenti që këto vende të rivlerësojnë qëndrimin e tyre në drejtim të njohjes së Kosovës, si një veprim qe do t’i shërbente forcimit te paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Një aspekt pozitiv i këtij turi ishte konfirmimi që z. Meta mori nga presidenti i Hondurasit Lobo se vendi i tij pritet ta njohë Kosovën brenda ditëve në vazhdim, duke nënvizuar se qëndrimi i Hondurasit tashmë pas Opinionit të GJND është edhe më i qartë në favor të njohjes së shtetit të ri. Presidenti Lobo tha se rasti i Kosovës është një rast unik dhe se vendi i tij e ka ndjekur këtë çështje me kujdes të veçantë duke e siguruar z. Meta për njohjen e Kosovës gjatë këtyre ditëve.

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. Blerta thotë:

    Brawo SHQIPERIA

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com