Durrës: Arrestohen 5 kosovarë, tentuan ilegalisht drejt Italisë
Pesë shtetas kosovarë janë vënë në prangat e policisë kufitare në Durrës, pasi tentuan të niseshin ilegalisht drejt Italisë.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të policisë së qytetit bregdetar. Arrestimi i 5 shtetasve kosovarë është bërë nga oficerët e policisë kufitare.
Gjatë kontrollit që u është bërë në portin e Durrësit, oficerët e policisë kufitare kanë konstatuar se shtetasit kosovarë ishin të pajisur me leje qëndrimi zvicerane false.
Policia u ka vënë prangat kosovarëve, të cilët do të përballen me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.