Dënime disavjeçare për autorët – Rasti i Dominik Brunner që vdiq se tregoi kurajo qytetare

 

Nëntë vjet dhe dhjetë muaj për Markus S, shtatë vjet për Sebastian L. Me vendimin e saj Gjykata e Landit në Mynih dha dënime vetëm pak më të lehta se ato që kërkoi prokuroria. Prokuroria pati kërkuar 10 vjet dhe tetë vjet arrest. Zëdhënësja e prokurorisë, Barbara Stockinger: “Gjykata e Landit në Mynih i dënoi dy të akuzuarit kryesisht duke u bazuar në kërkesën e prokurorisë. Gjykata e Landit në Mynih e pranoi si motiv të aktit, hakmarrjen për angazhimin, për angazhimin kurajoz të zotit Brunner, që të akuzuarit e sulmuan zotin Brunner nga zemërimi, dhe ky u pa si motivi mbizotërues për aktin.”Avokatët mbrojtës të pakënaqur

Dy të akuzuarit sot 18 dhe 19 vjeç e pranuan vendimin relativisht të përmbajtur. Mbrojtësit e tyre patën kërkuar dënime shumë më të ulëta. Maximilian Paulus, avokat i Markus S. nuk është i kënaqur me vendimin e gjyqit: “Patëm thënë që në fillim, se vëmendja jonë kryesore ishte e drejtuar në aplikimin e kodit penal për të rinjtë e minorenët. Këtë e arritëm. Dënimin, vendimin nga ana tjetër, ne e konsiderojmë të gabuar dhe ju mund të na besoni se do t’u këshillojmë mandantëve tanë që të kalojnë pa humbur kohë në revizion.”

Në argumentimin e dënimit të tij, gjykatësi Reinhold Beier e paraqiti me hollësi atë që ndodhi dhe theksoi se sjellja e viktimës Dominik Brunner nuk lë vend për kritika. Në fillim ai pati ndërhyrë, pastaj kërcënoi me policinë dhe pastaj e thirri me të vërtetë policinë, duke zënë vend për t’i mbrojtur para nxënësve në stacionin e tramvajit Solln të Mynihut.

Gjykata respekton kërkesën e prokurorisë

Që Brunneri ishte i pari që goditi, këtë gjykata e vlerësoi si vetëmbrojtje. Dy të akuzuarit e patën provokuar goditjen me sjelljen e tyre agresive. Edhe fakti që Brunneri nuk vdiq direkt nga goditjet, por nga një defekt i lindur i zemrës, nuk ndryshon gjë në vlerësimin e përgjithshëm të asaj që ndodhi. Pati qenë vetëm rastësi, që Brunnerit nuk iu thye kafka nga shkelmat e të akuzuarit Markus S. Markus S. e kishte llogaritur me qetësi që Brunneri edhe mund të vdiste, prandaj 19 vjeçari dënohet edhe nën akuzën e vrasjes. Ndërsa i akuzuari tjetër, i cili besohet që e tërhoqi Markus S. nga Brunneri që ndodhej në tokë, dënohet vetëm nën akuzën e plagosjes fizike me pasojë vdekjen.

Një dënim me vend, beson avokatja Anette von Stetten, e cila i ka përfaqësuar prindërit e Brunnerit para gjykatës: “Me vendimin unë jam shumë e kënaqur. Me dënimin e saj gjykata respektoi në masë të madhe kërkesën e prokurorisë, e cila sipas mendimit tim ishte me vend.”

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com