Birra e shtrenjtë te Rovena, dështon koncerti

 

Fundjavën e kaluar, pikërisht më datën 29 gusht, këngëtarja shqiptare Rovena Stefa organizonte shown e fundit të saj të mbylljes së sezonit veror të këtij viti, për të përshëndetur kosovarët nga Peja, Gjakova, Prishtina, Prizreni…, duke kënduar vetë Rovena, në klubin e saj, për të gjithë ata që do të linin pushimet. Ta merrte mendja se për një këngëtare si Rovena klubi do të ishte mbushur plot me njerëz. Por, sa hyje te një portë e sajuar, ku të priste e motra e Rovenës, të shfaqej një vend gjigant, me posterë të Rovenës gjithandej, por që gjithë e gjithë brenda klubit, ishin vetëm nja 20 a 30 vetë. Epo ndoshta me kohën do të vinin, dhe ky ishte mendimi i parë që të vinte në mend. Rovena këndonte e këndonte pa pushim, këngë nga Shqipëria e këngë nga Kosova, por askush nuk dukej te porta. Dhe, me vete pyet se pse. Por sa përfundon birrën e parë, kërkon faturën: e ç’të shohësh, një birrë te klubi i Rovenës kushton jo pak, por plot 7000 lekë, dhe bëhej fjalë për të njëjtën birrë që me shumicë e gjen vetëm 700 lekë të vjetra. Sigurisht dikush do të thotë se është lokali i saj, zgjedhje e këngëtares, dhe kush do ta dëgjojë live duke kënduar, do të duhet të pranonte edhe çmimet e kripura të klubit. Por njerëzit, që sot nuk janë “budallenj”, e kishin bërë zgjedhjen e tyre, shkruan Bluetooth.

Shprendaj
 
 

3 Komente ne kete artikull.

  1. aliu thotë:

    po ma budallenje jan publiku,si pike se pari a ndegjohet Rovena,tash si duket po shkojn njerzia me pa cullake e jo te degjon nje ze te embel.Ja si ketu ne diaspore vrapojne pas nje kengetari qe vjen vetem me nje sitisajzer,eventualisht edhe nje saksofon dhe knaqen,del nje qure e cullakuar ju dridhet edhe tallava hajde bac hajde.Kto skan faj,faj kemi ne qe ju servojme ktyre ,si ktu ne diaspore si ne kosove e kan be mut keta kengetare,atje a din a sdin te kendoje vetem qe ka emer dhe per inat te kojshise shkon e paguan 2000 3000 euro,dhe ai vetem perzin lemsh e asgje.Ja qe e shoh ktu Viola dhe Sabiru a ndegjohen me keto,ky bile e ka nje moshe,kjo ska lidhje veq per me mbet ne skene duhet me kercy beli dance apo si i thone edhe qe kerset 200 kr per qka per asgje,eh mjere te ne qe e humbem kengen e mirfillte shqipe.

  2. aliu thotë:

    edhe ky bajram aga ka me ju knaq TALLAVAAAAAAA turp si lakmoni n eket zhaner,le ta ndegjojne vlla ata qe e kan muzike te veten ,jo ne??

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com