Hyrje » SUEDI » PERSONAZHE » Emir Bajrami futbollist »
Bajrami i plotë te Suedia
Mesfushori kosovar Emir Bajrami ka luajtur 90 minuta te Përfaqësuesja e Suedisë, që mposhti Hungarinë me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma në stadiumin “Rasundastadion” të qytetit Solna dhe i takoi grupit E të eliminatoreve për Kampionatin evropian 2012.
Sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Fatos Beqiraj, shijoi fitoren e Përfaqësueses së Malit të Zi kundër Uellsit me rezultat 1:0 në ndeshjen e grupit G. Beqiraj në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 87 në vend të Simon Vukçeviqit. Sulmuesi kosovar menjëherë pati një rast të mirë, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë porte. Shefki Kuqi nga pankina ka përcjellë humbjen e Përfaqësueses së Finlandës 2:0 nga Moldavia në ndeshjen e zhvilluar në grupin E.
Ndërkohë sulmuesi Agon Mehmeti (77′) shënoi golin e vetëm te Përfaqësuesja U-21 e Suedisë, që u mposht nga Izraeli 2:1. Kjo ndeshje i takoi grupit të gjashtë eliminator për Kampionatin evropian 2011.
Mesfushori Pajtim Kasami u aktivizua gjatë tërë ndeshjes në fitoren e Përfaqësueses U-21 të Zvicrës 1:0 ndaj Irlandës në ndeshjen e grupit të dytë eliminator. Të Zvicra u aktivizuan edhe Amir Abrashi, Granit Xhaka e Orhan Mustafi.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.