“Simpo” e Serbisë ka sukses në Kosovë
Kompania “Simpo” është një ndër kompanitë e rralla nga Serbia që ka regjistruar biznesin e saj në Kosovë dhe ka dy dyqane të shitjes me pakicë. Në to punojnë dhjetëra punëtorë në sallonet e shitjes në Prishtinë dhe në Gjilan. Biznesit po i ecën punët shumë më mirë. Siç raporton “Pressonline”, “Simpo” ka në plan hapjen edhe të dy dyqaneve të reja në Kosovë. Në Prishtinë ajo është e regjistruar si biznes për shitjen e mobileve me emrin “Simkom”.
Drejtori i përgjithshëm i “Simpos”, Slagjan Dishiq, u ka thënë mediave serbe se ka tentuar ta testojë tregun në Prishtinë, por më vonë është ndarë i kënaqur me fillimin e aktivitetit të kompanisë së tij në tregun kosovar.
“Në gjysmën e parë të vitit 2009 kemi vlerësuar se ekziston një interesim gjithherë në rritje për mobilet e ‘Simpos’ dhe kështu kemi ardhur tek vendimi për hapjen e dyqaneve në Prishtinë”, u ka thënë mediave serbe Dishiq.
Dyqani në Prishtinë nuk ka ndonjë evidencë për numrin e vizitorëve, por ata që janë takuar në sallonin e “Simpos” janë shprehur të kënaqur me kualitetin e produkteve të kësaj kompani serbe, që dikur i kishin blerë dhe që tash shpresojnë të kenë të njëjtën cilësi. Dyqani në Prishtinë ka 1450 metra katrorë.
“Kemi punësuar edhe dhjetëra punëtorë. Analizat tona kanë treguar se dyqani tjetër duhet të hapet në Gjilan, andaj në maj të këtij viti kemi hapur edhe atje një dyqan për shitje me pakicë dhe ka rreth 1200 metra katrorë, ku kemi punësuar katër punëtorë. E për të mbetur të hapura këto dy dyqane ne brenda muajit duhet t’i realizojmë të paktën 85 mijë euro. Deri më tani këto dy dyqane sjellin shumë më shumë realizim brenda muajit”, ka thënë Dishiq.
Këto dy dyqane në Kosovë janë në mesin e 10 dyqaneve më të suksesshme nga 80 sosh sa ka “Simpo” në tërë rajonin. Për këtë arsye kompania ka vendosur që në tregun kosovar të hapë këtë fundvit edhe një dyqan tjetër në Ferizaj, kurse në vitin 2011 në Prizren dhe në Pejë.
“Për neve para së gjithash është me rëndësi që blerësit janë vërtetuar se ‘Simpo’ është kthyer, sepse deri më tani ata janë mashtruar me produktet e shitura nën markën tonë”, thekson Dishiq.
Ai nuk dëshiron ta përziejë politikën me biznes, andaj nuk pret të ketë probleme në tregun kosovar. Në Kosovë për çdo vit nga Serbia importohen mallra në vlerë rreth gjysmë miliardi euro.













1 Komente ne kete artikull.
Pershendetje,
Jam Malsor Hashani nga Prishtina jam 27 vjecar, me pervoja te theksuara pune neper vende te ndryshme si:Autovisoka, Albicommerce, Lesna Ndertimi si dhe Lesna Ing af ne Prishtine-Fush-kosove, ne te gjitha keto vende kam gezu te drejten e te qenurit Brand Menaxher si dhe Menaxher Sektori andaj per kete arsye ju shkruaj kete email, ne qoftese keni deshire qe te keni nje punetore fleksibil, i besueshem, me perkushtim te madh si dhe rezistent ndaj cdo presioni dhe puna e tepert ateher shpresoje qe nuk do te nguroni dhe te me ftoni ne interviste.
Punet qe kam kryer ne Lesna ING AF kane qene, Importi i mallit nga prodhuesi, mbikqyrjen e Sektorit, Pergjegjes per agjenta tregetar si dhe per Montera ku kam pas edhe mardhenie te mira me klient duke i marre ne telefon dhe te bisedoje me te ne lidhje mbi ecurine e punes nga Monterat, tjeter pune qe kam bere ne lesna ka qene analiza e cmimoreve nga prodhuesit prezent, analiz e furnitoreve te ri, punet mbi reklamimet qe jane ardhur nga furnitoret, tjeter pune ka qene qe jam marr edhe me bartje interne, me fatura etj.
Prandaj gezoje te gjitha keto aftesi te punes dhe me kenaqesi do tju kthehem mobilerive edhe nje here.
Jes me shrese qe do ta shqyrtoni cv time.