Hyrje » Lajmet » Lugina e Preshevës »
Serbia vazhdon t’i diskriminojë shqiptarët në Luginë
Partisë për Veprim Demokratik (PVD) do të vazhdojë ta ketë prioritet përkushtimin për ruajtjen e substancës kombëtare në Luginën e Preshevës, ka deklaruar Riza Halimi, në shënimin e 20-vjetorit të formimit të kësaj partie, të cilën e drejton.
“Mund të konstatoj se të drejtat e shqiptarëve fatkeqësisht ende janë dukshëm më të pakta se ato që ishin me kushtetutën e viti 1974, përkundër tragjedive që i përjetoi populli shqiptar i Luginës. Ky konstatim nuk mund të merret për demotivim, por përkundrazi duhet të jetë motiv plus për angazhim më serioz në qasjen e përkushtimit për arritjen e nivelit të dëshirueshëm të realizimit të drejtave tona në këtë rajon”.
Paralajmërimet e serbëve të veriut të Kosovës për shpalljen e të ashtuquajturës pavarësi të veriut, Halimi i ka quajtur përpëlitje të fundit të ideve të forcave të errëta që i takojnë së kaluarës, e që në vazhdimësi kanë punuar në dëm të popullit të vet. Ai tha se veprimet e tilla të serbëve ishin edhe në Kroaci, kur refuzuan Planin Z-4, por që më pas sipas tij pasojat i përjetuan ata, sikurse edhe në Bosnjë.
“Nuk ka asnjë argument që dëshmon se serbët e Kosovës, do të duhet të jenë më të privilegjuar se sa shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Partia për Veprim Demokratik e trajton si të papranueshme, të rrezikshme çfarëdo kërkese drejtuar ndarjes së Kosovës, ndryshimit të kufijve, apo çfarëdo ideje për këmbim territoresh”.
Shprendaj












0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.