Hyrje » Lajmet » Bota »

Serbi që sulmoi fizikisht funksionarin zviceran u dëbua në Beograd

 

Sulmi i një serb (azilkerkues ) në kantonin e Juras të Zvicrës që ndodhi dje, sot ishte në epiqendër të mediave helvetike. Më konkretisht, dje ne Jura azilkërkuesi serb kishte sulmuar shefin e shërbimit të popullsisë në këtë kanton z.Jean-Marie Chèvre. Azilkërkuesi këtë sulm e kishte bërë në praninë e dy policëve të cilët ishin të pranishëm në zyrë tek drejtorit zviceran. Sipas burimeve të policisë azilkërkuesi serb ka qëlluar në mënyrë shumë të dhunshme dhe brutale funksionarin zviceran me shkelma e grushta kokës duke i shkaktuar atij lëndime trupore. Në pani ishte edhe sekretaresha e tij e cila po ashtu ishte shokuar dhe traumtizuar nga skena e dhunës mbi drejtori ne saj nga ky sulmues serb. “Serbi i gjate 1.90 m më sulmoi fizikisht në orën 8:30 në zyrë. Sulmuesi më ka sulmuar dhe rrahur me grushta duke m’i shkulur floket ” shpjegon viktima e këtij sulmi, zvicerani Jean-Marie Chèvre, drejtor i Zyrës për Kontroll të Popullisisë. Ngjarja ka ndodhur pasi zyrtarët e kantonit të Juras i kishin refuzuar lejeqëndrimin e tij në Zvicër. Pas këtij sulmi brutal dhe të dhunshëm ndaj funksionarit zviceran, brenda 24 orëve policia e ka dërguar serbin 46 vjeçar në aeroportin e Klotenit (Zurichut) dhe e kanë hipur në aeroplan për në Beograd edhe pse gruaja dhe fëmijët e tij gjenden në Zvicër, ne kantonin Juras. Viktima e serbit z.Jean-Marie ka deklaruar para mediave se ka kërkuar masa përforcuese të sigurisë, për shkak të frikës, siç është shprehur ai. “Duhet të kemi kujdes se ai serbi mund të vijë ilegalisht nga Beogradi pas disa ditëve në Zvicër dhe të na beje kërrdi, e të na hakmertet” është shprehur jan Chevre. /

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. xha Tomi thotë:

    A aaaa jane msue me ju ba padrejtesi shqiptarve dhe paska ra” n`hun leshet”.Nganjeher drejtesia eshte mire te kerkohet edhe ne kete menyre.
    Gjermano folesit thone:Tjeter eshte te kesh te drejte,dhe krejt tjeter ta fitosh kete te drejte….Ne
    rastet tjera ky zvicerani do te gjykoj ndryshe.Edhe vet kam perjetu padrejtesi q`njerezore
    nga gjykata e nje shteti qe exporton demokraci.Dhe nuk kisha bere gje perveq kerkeses per strehim ne kohen e luftes.Me azil-kerkuesit siellen si me rob te luftes.Nujk eshte e drejte.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com