Hyrje » Lajmet » Kosova »

Së shpejti njohje të reja për Kosovën

 

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori të martën një letër nga kryetari i Parlamentit të Grenadës, George J.Mc Guire lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë të Zvicrës, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij Mc Guire shkruan se “ Jam i lumtur t’ju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur. Kam kënaqësinë t’ju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Kuvendit të Shqipërisë.

CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende , ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Jamaica, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.

Në letrën e tij, kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron Kryetaren e Parlamentit se “autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë.”

Letra e MC Guire vjen pas një sërë letrash që Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com