Rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës

 

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në takimin me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, bëri të ditur se do të rritet kuota për studentët nga Lugina e Preshevës.

Në njoftimin e MASHT-it bëhet e ditur se ministri Hoxhaj me kryetarin Ragmi Mustafa kanë biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me arsimimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.

“Ne si Republikë e Kosovës e kemi obligim moral, shtetëror dhe është obligim evropian që t’i përmbushim të gjitha kërkesat që i kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës për qasje të barabartë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë.. Kuota, të cilën ne e kemi siguruar, do të rritet edhe për 88 kandidatë të rinj, të cilët do të regjistrohen në drejtime të caktuara në Universitet”, tha ministri Hoxhaj.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti shkollor, Republika e Kosovës do t’i sigurojë 800 abetare falas për nxënësit e klasës së parë në Luginën e Preshevës, sikur që ka bërë edhe vitin e kaluar.

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, theksoi se problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës janë të shprehura para se gjithash edhe në sferën e arsimit.

“Fatmirësisht, gjatë këtyre dy viteve kemi gjetur një gjuhë të përbashkët, një pritje shumë të mirë nga ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, por edhe vet kryeministri Hashim Thaçi, të cilët kanë shprehur një gatishmëri për shqiptarët e Luginës së Preshevës për unifikimin e arsimit me të gjitha trojet tjera shqiptare”, tha Mustafa.

Ai përmendi faktin se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk kanë universitete, madje asnjë fakultet në gjuhën shqipe, “prandaj, adresa jonë është Ministria dhe universitetet në Republikën e Kosovës dhe atë të Shqipërisë”.

Shprendaj
 
 

1 Komente ne kete artikull.

  1. Titi Istog thotë:

    veq a kini are se krejt kini mu regjistru se me dije as njo valla sa asht regjistru vllav i jem pa i jep 500 ero as ju nuk kini mu regjstru 500 ero dhe nuk kini nevoj hiq me hi ne provin ok.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com