Perfunduan “Ditët e Mërgatës…”
Me moton “Bashkatdhetarë të nderuar mirë se vini në shtetin tuaj”, në Prishtinë ka nisur manifestimi tradicional treditor “Ditët e mërgatës 2010”, i cili u dedikohet mërgimtarëve të ardhur në vendlindje. Në qendër të Prishtinës, gjegjësisht në sheshin, “Nënë Tereza”, është mbajtur një koncert, me yje të estradës dhe me emrat më të njohur të muzikës shqipe. Ky manifestim me karakter gjithëkombëtar, i cili gjithashtu është dhe një ngjarje tashmë tradicionale, është organizuar në shenjë të manifestimit “Ditët e Mërgatës në Kosovë, 2010”, manifestim ky që mbodhi së bashku në një vend të gjithë shqiptarët ane mbanë botës. Zyra për mërgatën është përkujdesur që të ju ofroj argëtim me shumë aktivitete të ndryshme si: koncerte, kino verore, teatër me anemacione
të ndryshme, sfilata me veshje tradicionale, promovime librash, tryeze e rrumbullaket për diskutime, ekspozita pamore, e shumë befasi të tjera për fëmijët dhe për disponimin e mërgimtarëve, që këto ditë vere po i kalojnë në vendlindjen e tyre pranë më të dashur.
Kryeqyteti i Kosovës është stolisur me pamje festive, ndërsa rrugët janë mbushur me qytetarë të shumtë, pjesa më e madhe e tyre të ardhur nga shtetet perëndimore për të kaluar pushimet e verës.
Për orë të tëra bashkatdhetarët janë argëtuar nën tingujt e muzikës shqiptare, ku përveç këngëtareve të mirënjohur: Jehona Sopi, Gili, Enkelejda, grupi Shqiponjat e Medvegjes, Makiato Bend, Rona Nishliu, motrat Stojkaj, Teuta Kurti, Gr. TDS, Ema Isjamli, Linda Halimi. Manifesimin e ka bërë më të hareshëm Vallja e Shotës dhe Valle të tjera me motive shqiptare.
Për takimet e bashkatdhetarëve ishte kujdesur edhe ODA Ekonomike e Diasporës Shqiptare. Në një stendë të ngritur në sheshin Nëna Terezë, në mes e vendosur një sofër tipike shqiptare, mblidhte rreth vetës shumë të rinj e të reja të ardhur nga shtete të ndryshme të botës. Një organizimi i tillë sipas drejtuesve të OEDSH-së, është bërë me qëllim që të ketë një vend të caktuar ku do të takoheshin miqtë dhe shokët që për vite të tëra nuk janë parë mes vete.
Veç kësaj në sheshin Nëna Terezë janë vendosur edhe tenda të tjera, në të cilat shoqata të ndryshme nga Kosova, kanë ofruar artizanate dhe ushqime tradicionale që bashkatdhetarët mund t’i blinin me çmime të arsyeshme. Në shesh gjithashtu është edhe këndi i lodrave për fëmijët e diasporës. Ushqimi tradicional në sofër është përgatitur falas nga zyra për Çështje jorezidente në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës nën moton “Ushqimi në atdhe”.
Në kuadër të aktiviteteve për diasporën, në Bibliotekën Kombëtare do të bëhet promovimi i 4 librave: “Udhëtimi i Qendrës Kulturore në Zvicër” nga Xhevdet Kallaba, “Të Çoroditurit” nga Rehana Doko, “Çeta e Gostivarit” nga Halit Elshani-Cen Pushkolli publicist, si dhe ”Rrefenja fluide” nga Bajram Sefaj. Mërgimtarët, në kuadër të këtyre aktiviteteve kanë pasur mundësi të shijojnë edhe produkte vendore të prezantuara nga ABK. E veshur me veshje tradicionale, punëtorja e Muzeut u ka shpërndarë të pranishmëve ushqimin tradicional, një pjesë fli, të cilën mërgimtarët e kanë shijuar me kënaqësi.
Aktivitetet në kuadër të manifestimit “Bashkatdhetarë të nderuar mirë se vini në shtetin tuaj”, do të zgjasin tri ditë, ndërsa në fund të këtyre aktiviteteve do të organizohet një koktej në Muzeun Etnologjik.
Biseduam menjerin nga percjellsit e rregullt te ketij organizimi Fadil Gashin i cili gjindet me vendbanim te perkohshem ne Fredrikstad te Norvegjise.
“Ishte knaqesi te marresh pjese ne kete organizim ku partem rast te shohim program te larmishem gjate ketyre 3 dite,morren pjes shume shoqeri dhe kengetar te estrades shqiptare si dhe pati informata te ndryshme nga organet pergjegjse permergaten “u shpreh Fadili i cili edhe vet esht i njohur per organizime ne Norvegji me grupin e valltareve.
Naten e fundit e bene interesante edhe kalorsit e “Ranqit”nga Mazgiti dhe grupi i valltareve nga Gjakova
.














4 Komente ne kete artikull.
o bre gyrbeti asht seni keq
bre veq kush e provon se vet jetoj ne mergim po un pushime sun pata si vjet mkaramalli mi pa familjen mkara malli mipa shoqnin te dua kosov te dua a bahet naj her mir kosov e tvi pergjithmon me dy djemt e mi ta kaloj jeten aty ku kam lind e most tum shkojn fmija rrugve te gabuara se ktu ska rrug tmir per mergimtar ju pershendes te gjith ata qe gjinden ne mergim se asht jet e veshtir qao
Iha qitash ke fol si patriote me baterija po tu past mushen menja me u kthye ne Kosove ja ku e ke kthehu e mos shkeruaj ketu rreshta te poezis se mjerimit me pas kanen keq qe besa asnje min skishe nejten kure e pate mire ne Kosove pse ike e nuk nejte.
ahahhahahaahaha po ani de koka mërsitën GRUJA . LLAPIJANmë ke shty me keshën qëtash . mos u bër i poshtër edhe ti heeheh..DONA mos u mërzit zemër se bëhet mirë mos ta ndin ty .Rrofshë me gjith dy djemët e tu.
Pse janë të gjitha dyqanet e veshjeve plus size në shënjestër në Afrikane amerikanët? Ka shumë njerëz të bardhë mbipeshë shumë …. Është si ato të synuar të gjitha reklamat e tyre në blacks.Just sepse dikush është "Madhësia plus" nuk do të thotë se ata janë mbipeshë. Mbi madhësinë e 10 është konsideruar Madhësia plus, por madhësia 12 është madhësia e përkryer për një grua 5'3 ". Shoqëria është vetëm wack.