Hyrje » Kronikë e zezë »
Në Vlorë makina bie në plazh, vdes shoferi
Një aksident është shënuar sot në Vlorë ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen. Ngjarja ndodhi sot pasdite rreth orës 15:00 në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë kur një automjet tip fuoristradë, me targa ZA 41 8 BV doli nga rruga dhe ra nga një lartësia e madhe në drejtim të buzës së detit, raporton BalkanWeb. Policia njoftoi se si pasojë ka humbur jetën shtetasi Juri Ramohasanaj 40 vjeç, drejtues i mjetit.
Mbeten ende të paqarta shkaqet e aksidentti të rëndë që i mori jetën një personi. Mësohet se aksidenti mund të kishte rezultuar edhe më tragjik, pasi automjeti ra mbi shazllonget e një plazhi privat në zonën e quajtur Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë. Fatmirësisht plazhi ka rezultuar bosh pasi pushuesit janë larguar këto ditë fund-gushti.
Paraprakisht dyshohet se fuoristrada ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në rrugën pranë plazheve zallore të kësaj zone, kur ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur fillimisht mbajtësen anës rrugës e më pas duke përfunnduar në plazhin privat.













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.