Hyrje » Lajmet » Bota »

Minatorët flasin në telefon me familjet

 

Minatorët që kanë mbetur nën tokë në Kili për më shumë se tre javë, kanë kontaktuar për herë të parë me telefon me të afërmit e tyre.33 minatorët folën me rradhë me familjet e tyre, nga një minutë secili.Carola Narvaez, tha se bashkëshorti i saj, Raul, ishte në gjendje të mirë.Zonja Narvaez i tha BBC-së, se psikologët e kishin këshilluar atë dhe të afërmit e tjerë, që të ruanin qetësinë e të mos shprehnin shumë emocione gjatë bisedave.

Mund të duhen muaj të tërë derisa skuadrat e shpëtimit të arrijnë tek minatorët që kanë mbetur nën tokë.

Plan i ri për të shpëtuar minatorët në Kili

Pajisje shpuese janë sjellë nga Australia për të ndihmuar inxhinierët e shpëtimit në Kili që janë duke punuar në një plan që ata shpresojnë se do të përshpejtojë në mënyrë dramatike shpëtimin e 33 minatorëve të bllokuar në një pjesë të shembur të minierës.

Punëtorët e shpëtimit pritet të fillojnë shpimin e një tuneli rreth 700 metra të gjatë, puna në të cilin duket se mund zgjasë katër muaj të plotë.

Por inxhinierë thonë se zgjerimi i një tunel tjetër ekzistues mund të arrijë tek minatorët e bllokuar për dy muaj.

Zyrtarët janë duke punuar në disa plane për të shpëtuar minatorët të cilët kanë qenë të ngujuar nën tokë, që nga 5 gushti.

Ingjinieri Walter Herrera u tha gazetarëve se ata mund të zgjerojnë një vrimë që është tashmë aty me makinat më të fundit të shpimit.”

Ministri i shëndetësisë Jaime Manalich njoftoi dje se” Plani B” tashmë është projektuar duke premtuar më shumë detaje më vonë.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com