Mandi përze Domeniken nga lokali

 

Ky lokal menaxhohet nga Mandi, pjesëmarrës në këtë “reality show” dhe pikërisht për këtë arsye ai frekuentohet shpesh prej djemve dhe vajzave pjesëmarrës në “Big Brother”. Dihet tashmë se Mandi, që kur ka qenë brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat ka krijuar një miqësi të fortë me Seldin, djali më i përfolur këto kohë në media për shkak të akuzave që ish-e dashura e tij, Domenika, ka hedhur në adresë të tij duke e akuzuar si homoseksual dhe për lidhje intime me këngëtarin Sinan Hoxha. Mandi ka treguar besnikëri ndaj miqësisë me Seldin, duke e përkrahur atë në prononcime të ndryshme dhe duke akuzuar Domenikën. Të premten Klodian Çela dhe Domenika kanë shkuar tek “Mai Tai” rreth orës një pas mesit të natës. Klodi ka miqësi me Domin, por edhe me Mandin dhe ka negociuar shpesh që të rregullojë marrëdhëniet mes të dyve dhe atë mbrëmje ata kanë pasur mundësi të diskutojnë për çfarë ka ndodhur deri më tani. Biseda mes Domit dhe Mandit ka degjeneruar në sherr e zënkë, pasi ajo ka kuptuar se Mandi nuk e ka ndërmend që të prishë miqësinë me Seldin dhe u qëndron fjalëve që ka thënë deri tani. Pikërisht rreth orës dy situata duket se është rënduar me debate, aq sa Mandi ka humbur durimin dhe ka thirrur forcat e sigurisë së lokalit për të nxjerrë jashtë Domin. Gazetari ynë, i cili ka qenë prezent kur ndodhi sherri, tregon se Domi u largua e shoqëruar deri jashtë ambienteve nga bodyguardët e “Mai Tai” dhe më pas i është drejtuar policisë për këtë që i ka ndodhur. Por meqenëse nuk kishte asnjë shenjë të përdorimit të dhunës, ata i janë përgjigjur se në një ambient privat gjithkush e ka vetë në dorë se kë të lejojë e kë jo.
Duke qenë e premte në darkë, lokali ka qenë i mbushur plot e përplot. Prezent gjatë debatit të acaruar mes Domit dhe Mandit kanë qenë edhe disa nga ish-protagonistët e “Big Brother” si Romina, Pamela, Anjeza etj. Dje kur gjakrat ishin ftohur, protagonistët e sherrit nuk pranuan të prononcohen për mediat. Domenika nuk do të japë asnjë koment, ndërsa Mandi na thotë se nuk ia vlen ta komentojë, pasi ishte një zënkë kot.
Duket se historia e Domenikës dhe Seldit po prodhon vazhdimisht lajme, pasi sidomos nga ana e Domenikës, ka akoma shumë qejfmbetje, sepse ajo ndjehet e zhgënjyer nga ata djem e vajza me të cilët jetoi për rreth katër muaj dhe i konsideronte miq. Por mjaftoi kjo histori që ajo të verifikojë miqtë e vërtetë dhe ata që i kthyen shpinës si Mandi apo Olta. Krejt ndryshe paraqitet në publik Seldi. Ai duket shumë i qetë dhe po vazhdon normalisht jetën e tij. Vetëm dy net para sherrit të Domit dhe Mandit, Seldi është fotografuar nga paparaci ynë tek “Mai Tai”, teksa zbavitej me muzikë kubane në shoqërinë e disa

Shprendaj
 
 

3 Komente ne kete artikull.

  1. Merga thotë:

    Mandi met then drejten mir ja ke ber asaj domenikes por e keqja esht qe ke qen pjes e klanit te saj esht per te ardhur keq qe fytyrat dhe karakteret e kti klani po dalin tash nuk u ben kur ishte koha dhe vendi ….

  2. arta thotë:

    VALLAJ MANDI EDHE TI HIQ GJO ME I MIRE SE AI KLODI NUK JE ,ME SHUM TI ME DUKESH HOMO SE AI QE ESHTE DEKLARUAR HOMO . NCNCNCNCN KISHËM KA BO NOMIN QE EPASKA PERJASHTU DIKËND ME U BO I EDHE ME I NJOHUR TASH KY ME KËTE QE PASKA PERJASHTUAR DOMENIKËN PI LOKALIT TE VET . M…..TI .M.. AI,…M,,,,,, Ajo

  3. lola thotë:

    o po mir ja paske bo qasaj mace

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com