Jetmir Salaj: Shpresoj që Domi të dalë sa më parë …

 

Ai ishte i pari që nuk ngurroi t’i godiste sy për sy çiftin Seldi dhe Domenika, duke u shprehur i bindur për prirjet e tyre seksuale në transmetim direkt në ekranin e “Top Channel”. Por pas zhurmës mediatike të krijuar ditët e fundit, Jetmir Salaj, fituesi i “Big Brother 3” flet për “Panorama Plus” se çfarë mendon për këtë ndarje dhe homoseksualitetin ose jo të Seldit:
Jetmir, fituat “Big Brother 3” dhe gjatë lojës suaj u konfliktuat me Domenikën dhe Seldin, duke ua thënë në sy se ata ishin të dy me prirje homoseksuale. Çfarë menduat kur lexuat intervistën e Domenikës te “Panorama” ndërsa deklaronte ndarjen nga Seldi për shkak të homoseksualitetit të tij?
Thjesht kam qeshur me të madhe me veten…
Çfarë dinit ju për Seldin dhe Domenikën para se të hynit në shtëpinë e BB3? Ku bazoheshit për deklaratën tuaj?
E kam thënë herë tjetër që unë jam rritur jashtë për 12 vjet dhe jeta më ka bërë që të njoh dhe të shoh plot raste të tilla.
Si e shikoni këtë ndarje të Seldit nga Domenika, e kishit parashikuar?
Nuk dua të marr rolin e gjykatësit, por thjesht dua të them që në qoftë se nuk ndiheshin mirë me njëri-tjetrin kanë bërë veprimin më të mirë. Në fund të fundit janë të rinj dhe asgjë s’i detyron të qëndrojnë bashkë.
Mendon se Seldi u lidh me Domenikën për të mbuluar lidhjen e tij me Sinan Hoxhën, ashtu siç Domenika është shprehur në intervistë?
Në qoftë se Domenika pretendon këtë, atëherë Seldi të provojë të kundërtën, por jo në media. Ata duhet të ulen e të bisedojnë si dy të rritur, e secili të vazhdoje jetën e tij. Një nga gjërat më të dhimbshme në jetë është të ndahesh në këtë mënyrë. Mendoj se po e lodhin veten dhe po shkatërrojnë njëri- tjetrin duke u qëlluar në mënyrë jo të ndershme.
Në fillim të lojës ju krijuat afrimitet me vajzën nga Vlora. Në fakt çfarë mendonit brenda shtëpisë për të dhe çfarë mendoni tani që secili ka vazhduar jetën reale?
Domenika është një vajzë e re që ka vuajtur shumë në jetë dhe me sa po dëgjoj në momentin që i është vënë kundër gjithë bota e vip-ave shqiptarë duke e sulmuar apo gjykuar, gjë që s’më duket e drejtë, më vjen thjesht të them që kam stimë për të dhe shpresoj që të dalë nga kjo katrahurë sa më parë. I uroj studime të mbara dhe një jetë plot lumturi se në fund të fundit është njeri dhe meriton të jetojë e lumtur këtu në vendin e saj.
Keni ndonjë parashikim se si mund të vazhdoje lidhja e tyre, a mund që ata të rikthehen tëk njëri-tjeri?
Shpresoj që të mos luajnë me jetën e tyre një telenovelë! Për të tjerat të bëjnë si t’u bëhet më e mira.

Shprendaj
 
 

3 Komente ne kete artikull.

  1. arta thotë:

    Vallaj qëtash me falni në shprehje veq na keni lodhën bythën me kit DOMI & SELDI po me u pasë ndieën që jon vra njëri prej tyre nuk kish zgjatë kaq shumë. ooo te dytë muta jon po ajte mbylleni kët punë mooo KUKU ZOTI JEM .

  2. Titi Istog thotë:

    Arta ty Bythen mu K……n Makan Lodh Me Keta THu Se Keta Jam Diqka Te Pa Par Bre Nanen Qe Te Dyve Hoooo.

  3. arta thotë:

    Edhe nji herë ju kërkoj falje se u shpreha palidhje por bash e kan tepruën tashi .

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com