Haradinaj të lirohet nga paraburgimi
Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Sverre Johan Kvale, është angazhuar që Ramush Haradinaj të lirohet nga paraburgimi në Tribunalin e Hagës deri në përsëritjen e gjykimit.
Në një letër në mbrojte të Haradinajt, të cilën e ka dërguar si “qytetar privat”, ambasadori Kvale “i ka dhënë përkrahje të plotë” përpjekjeve të avokatëve që “Haradinajn ta kthejnë në Kosovë”, raporton agjencia serbe e lajmeve Beta.
Mbrojtja e Haradinajt, letrën e ambasadorit norvegjez ia ka dorëzuar gjykatës në favor të kërkesave për lirimin e përkohshëm të Haradinajt. Ambasadori norvegjez në letër paralajmëron se “mungesa” e Haradinajt në Kosovë “aktualisht krijon vakum politik, i cili shumë lehtë mund ta destabilizojë Kosovën, skenar ky që askush nuk e dëshiron”.
“Ramush Haradinaj është shumë i nevojshëm si lojtar i rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, jo vetëm partisë së tij, por edhe më shumë për shkak të ndërtimit të demokracisë së qëndrueshme. Që kur e njoh, Haradinaj ka qenë faktor politik stabilizues edhe në nivelin lokal edhe më gjerë në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Kvale.
Duke përmendur se “Kosova si shtet i ri, i cili po bën përpjekje të gjejë rrugën e vet drejt demokracisë së zhvilluar parlamentare”, për çka nevojitet “opozitë e fuqishme dhe serioze”, diplomati norvegjez vlerëson se “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e vetmja parti opozitare me profil të qartë” për shkak të kontributit kyç të Haradinajt.
Ambasadori Kvale ka vlerësuar se “nuk ekziston rreziku që Haradinaj të mos kthehet në gjykim”, pasi që në rastet e mëhershme gjithmonë iu ka përgjigjur tribunalit vullnetarisht.
“Besoj se kështu do të jetë edhe nëse Haradinaj lirohet dhe kthehet në Kosovë deri në fillimin e gjykimit”, shkruan ambasadori.
“Ne respektojmë Tribunalin e Hagës dhe vendi im gjithnjë ka përkrahur aktgjykimet që ka sjellë. Kësisoj është edhe me procesin Haradinaj”, ka theksuar ambasadori Kvale.
Muajin e kaluar Dhoma e Apelit e Gjykatës së Hagës vendosi paraburgimin e Haradinajt, pasi siç thuhet kishin munguar dëshmitë e disa dëshmitarëve. Si rrjedhim ka anuluar pjesërisht vendimin e Gjykatës për pafajësi dhe ka vendosur për rigjykim të pjeshshëm.
Koordinatori i Ekipit të Mbrojtjes në Procesin e Ramush Haradinaj, Michael O’Reilly, pas vendimit për rigjykim të pjesshëm të procesit, ka deklaruar se ekipi mbrojtës është i befasuar me vendimin e Dhomës së Apelit.
“Kjo është diçka që ne s’kemi mundur ta parashohim, posaçërisht duke pasur parasysh lirimin e tij të pamëdyshje dhe unanim të para dy viteve”, pati deklaruar O’Reilly
Shprendaj












1 Komente ne kete artikull.
Rambo ti je kan per kosoven dhe ki me kan dejm i pa ndalshum je kot e kan keta ketu ne hag se ty nuk mun kush met ndal as famen mete hup e ajo kurva Karrla Del Ponte ty ti Hypt K….a se ti E ke Fitu Luften me bashk atdhetar ton e ke Kalu SHum Sfida Tjera dhe Ket Sfid Dote Kalojsh Qysh Eke Kalu Sfiden e Par Je i Pandalshum Hallall Ramboooo.