Nazire Jaha soliste e suksesshme
Emri i Nazire Jahajt nuk është i rastësishëm në botën e muzikës.Rruga e saj artistike ka filluar kur ishte e vogël,zeri i saj është vlerësuar nga dashamirët e artit të muzikës kur ishte në moshën shumë të njomë.
Ky vlerësim padyshim i ka ndihmuar në rrugën e saj të saponisur.
Fillimisht e nisi me interpretimin e këngëve të këngëtareve tona të njohura,dhe njohësit e vlerësimit të muzikës vërejtën qartë se në shkëlqimin e saj,po fshihej një yll i fshehur i këngëtares së re.Po edhe Nazirja ishte largpamëse,duke vërejtur këtë u nxit të merr pjesë nëpër edicione dhe me zërin e saj të bukur
melodioz fitoj simpatinë jo vetëm të ekipeve që mirreshin me realizime në fjalë,por edhe të publikut
i cili e mirëpriti dhe e duartrokiti ngrohtësisht.Puna e saj këmbëngulëse plot qëllim dhe fati
padyshim e bënë të shquhet nga këngëtaret e reja dhe i hapën dyert e sukseseve në rrugën
e zotimit të muzikës,si dhe i dha dritën e gjelbërt në rrugën e mëtejme të renditjeve të sukseseve.
Ajo ndërkohë u bë emër i njohur i muzikës,e kërkuar jo vetëm nga dëgjuesit,por edhe nga produkcione të ndryshme
dhe zëri i saj i ëmbël mikrofonik shtoi interesimin e radiovalëve,agjencioneve të ndryshme televizive si dhe produksioneve
të ndryshme private për botimin e reportuareve të saja.Se sa albume ka
Nazire Jaha,unë tani nuk mund të shkruaj saktësisht,nga se ka kohë
që mërgimi na ndau nga shumë rrjedhoja,kurse me këtë këngëtare nuk
kam mundur të vë ndonjë kontakt për një informim më të saktë rreth veprimtarisë së saj.Po ajo
që unë mund të shkruaj saktësisht është se zëri i saj si dhunti e natyrës me nektarin e ëmbël
melodik,ka pushtuar adhuruesit e muzikës të saj të mirëfilltë.
Ajo i ka kënduar këngës që jeton me kohën,pa e mbështjellur dhe lënduar
me antivlera.Ne i dëshirojmë edhe shumë,shumë hapërime të sukseseve të njëpasnishme,duke ndjekur me vullnet dhe besnikëri
këngën e saj si mjet shërues i dëshirave të shpirtit muzikor,në hapësirën shqiptare,por në veqanti ne mërgimtarëve
që kemi mall për këngën e pastër shqipe dhe zërin e saj melodik.
Nazirja jeton ne Norvegji por ditë më parë ishte pjesëmarrëse ne emisionin e folklorit në RTK “FOLK SHOW”
Nga Shaban Cakoli
Shprendaj












2 Komente ne kete artikull.
NO COMMENT NAZIRE
Nazire na paska marr malli me ta ndegju at zërin tënd te ombel, goja sherbet pot qet….
te përshëndes…