Hyrje » Lajmet » Kosova »

“Vetëvendosje”: Sot tregojmë si do të veprojmë

 

Vetëm një ditë pas arrestimit në mënyrë brutale të Albin Kurtit, liderit të Lëvizjes “vetëvendosje”, aktivistë të kësaj lëvizje e cila është paralajmëruar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhme parlamentare, kanë paralajmëruar një konferencë për media.

Sipas drejtuesve të kësaj lëvizje, rreth orës 12 të ditës së sotme (e diel), në selinë e kësaj Lëvizje tashmë politike, do të tregohet gjithcka rreth asaj që ka ndodhur një ditë më parë kur u arrestua Kurti dhe idsa aktivistë të tjerë si dhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë kjo lëvizje.

Përndryshe, vetëm disa minuta pasi e kishte bërë publike në një konferencë  për media se Lëvizja “Vetëvendosje” do të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, lideri i saj, Albin Kurti është arrestuar në selinë e partisë nga më  shumë se 40 policë të Kosovës.

Përveç Kurtit, janë arrestuar edhe pesë aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Gjatë arrestimit njësitet speciale kanë përdorur edhe gaz lotsjellës. “Vetë vendosje” ka njoftuar se policia ka përdorur edhe dhunë gjatë arrestimit të Kurtit.

Aktivisti i “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, ka thënë se ndërhyrja e policisë për arrestimin e Kurtit, në selinë e Lëvizjes, ishte e dhunshme. Por zyrtarë të policisë mohojnë të kenë përdorurë dhunë. Sipas policisë, aktivistë të Lëvizjen kanë rrezistuar gjatë arrestimit të Kurtit.

Konjufca tha se në orët e ardhshme Lëvizja do të vendosë se cilat do të jenë hapat e mëtejshme pas arrestimit të udhëheqësit të saj.

Një gjykatës i EULEX-it ka lëshuar urdhër arrest për Kurti, i cili akuzohet “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”. Akuzat kanë të bëjnë me ngjarjet e 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilat u vranë dy protestues.

Akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria. Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.

Ndërkohë, para selisë janë mbledhur spontanisht dhjetëra qytetarë, të cilët kanë  protestuar ndaj arrestimit të Kurtit dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të tij. 

Shprendaj
 
 

7 Komente ne kete artikull.

  1. Dija thotë:

    Nuk kan pas zgjedhje tjeter se do ja marr buken e gojes partive tjera … Po skan qka i bejn Albinit saher qe po e arrestojn ky po behet veq me i fort ..forca Vetevendosje me Albinin ne krye :D

  2. bekim thotë:

    veq perpara vetevndosja kurse policet e kosoves ekan tregu veten sa te aft jan per njerzt e vet mi arrestu ekurse per serbet qetniket qe po hyjn qdo dit ne shtetin e kosoves nuk kan qka mi bo ju kisha lut qe sa me shpejt lirimin e kurtit sa me te shpejt njeriut mate madh ne kosov veq perpara albin kurti se skan qa te bajn je i pari ne zgjedhjet e ardhshme ke mu kon i pari

  3. shpejtim thotë:

    me ka ardh shum keq

  4. llapi thotë:

    Veq per para vetvendosje se populli jane me juve nderrmerrni diqka paralizone qeverin e Kosoves dhe nxirreni nga burgu Albini dhe hyni ne zgjedhje se voten kena me jau dhanen juve e ju tani e dini se qka me ba me keta qeveritaret kukulla te Eulexit ju e dini ma mire se a duhet te jen ne liri keta qeveritar apo duhet te buregosen e pasuria e tyre te konfiskohet.

    Rrnoft Vetvendosja, Rrnoft Albini Rrnoft populli i Kosoves.

  5. Valentina thotë:

    Me vjen keq per dje se si ndodhi ajo makaberr marre per juve qeveritar e keni siguru jeten e juve jeten e femijeve te femijeve tuaj tash qka jav nin per popullin qe hjek po si nuk ju vjen marre me leju nje flet arrest per njeriun qe pe fol vetem drejtesin dhe cila eshte me e mira per popullin e saj , po ju vetem jeni kukulla te EuLexit ata i bejne planet ju vetem ja beni aminin boll ma kemi qene budall populli 11 vite por tash i kemi hap syt dhe pe dim qka eshte mir e qka eshte keq ju kishi qene te unt vetem per korrupsion e keni shit veten i kini hup ato vlera qe i keni pas marreeeeeeeeeeeeee Kerkojm Lirimin sa me te shpejt te Albinit kryeministrit te ardhem te kosoves .

  6. Mali thotë:

    Unë i përshëndes nga zemra LËVIZJEN VETËVENDOSJA dhe të gjithë anëtarët e saj,më vjen shumë keq dje qka ndodhi në selinë e VETËVENDOSJES,se po licia jonë usjellë shumë vrazhd -dhunshëm ndaj vllezëve dhe motrave tona,ma kujtuan policin e serbisë para do viteve qysh qysh edhe ata njëjt kan pasur sjelljet me policët tanë dje,unë i uroj VETËVENDOSJES shumë sukses që kan marr guxim me marr pjesë në zgjedhjet e ardhëshme,e njëkosisht ju dëshiroj edhe fitore,që kosova të udhëhiqet nga ata që mendojn për popull e jo veq për vete,unë jam shumë¨i bindur se Albin Kurti dhe lëvizja VETËVENDOSJE ka me i fitu zgjedhejt e ardhëshme,por kam dron se këto partitë,si:PDK,LDK,AAK kan me bër manipulime dhe me i vjedhë votat e VETËVENDOSJES,se as EULEX-it nuk i konvenon me fitu LËVIZJA VETËVENDOSJA, e edhe ndërkomtarët ju ndihmojn këtyre partive që i ceka më lart¨me vjedhë votat e me i fitu zgjedhjet e pastaj vjedhin djersen e popullit ton vedor e ndërkombtarë.Ju uroj shumë suksese por bëheni të forë se e shumïcen e popullit e keni pasveti,e dim që nuk e keni let,por ndoshta me kohë do të ja dilni e Kosoven ta qitni në binar të drejt njëherë e përgjithëmonë,se shpresa tash ka mbet vetëm te ju,jemi lodhë qe 11 vite me të njëjit politikan që mendojn veq për vete,e populi hjek për kafshatën e bukes.Ju përshëndes edhe njëherë shumë se ju keni progrmin më të mirë dhe vetëm ju e folni të drejten qka po ndodhë në KOSOVEN tonë,e partitë tjera ja`u kan shumë friken juve,se e din që ata kan me humb pushtetin nese ju merrni pesë në zgjedhje,e kan me u mundu sëbashku me EULEX-in me ju malretu,pengu,dobësu,arrestu veq e veq ju mos me marr pjesë në zgjedhje,se pastaj ata nuk munden me vjedhë më nës fitoni ju VETËVENDOSJA.

  7. nita thotë:

    voten gjithnje ja kam dhen gandit IBRAHIM RUGOVES,por mbas tij me ka pelqyer Albin Kurti kam pa se ka diqka te ky njeri,dhe gjithmone vota ime do shkonte te ky,sa i perket policise mos i gjykoni sepse nuk kan faj as ata ,jan ne detyre te punes dhe ashtu kan urdherin,se nuk besoj qe ndonjeri prej tyre kishte pas deshire te perdor dhune,por edhe masa kur te merr perpara duhet te mbrohesh,ndersa nese policet kan sulmuar me qellim haram u qofte edhe uji e buka Kosoves,se pak na kan rrah e malltretuar shkau.Disa te ne qofte polic,politkan,etj etj,cfar nuk bejn per karier,duhet te jesh modest cfardo posti qe ke,por te ne shumica skan pa me mire dhe kur esht ber diqka ka harruar se kush ka qene,sepse nuk e ka te lindur edukaten kulturen,kot.O BAB JAM BA MBRET,O DJALI JEM MBRET JE BA PO NJERI JOOOO.Albin Kurti tu bekofte djepi dhe jum ajo nen qe te ka linde,te ndihmoft Zoti me ty jemi,ne at kohe (proteste)do jem edhe une ne Kosove,o trim i trimave.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com