Shpërthim në një lagje të Tiranës, dy viktima dhe katër të plagosur

 

Tirane 13 qershor – Nje ngjarje e rende ka shkaktuar nje tragjedi familjare sot ne Tirane. Dyshohet se shpërthimi i një bombule gazi në një banesë në lagjen Sauk të Tiranës ka shkaktuar dy të vdekur dhe tre persona të plagosur rëndë, njofton policia.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40 minuta te pardites se sotme në banesën e familjes Xhebrahimi, pak pas hapjes së bombulës së gazit që shërbente për gatim. Nga rrjedhja e gazit menjehere kane shperthyer flake zjarri qe kane perfshire menjehere gjithe banesen. Si pasoje kanë vdekur dy persona Xhevdet Xhebrahimi 65 vjec dhe shtetasi Luan Brahja, kusheri i tij. Te plagosur ne gjendje te rende në gjendje të rëndë në repartin e djegie plastikes ndodhen bashkeshortja e Xhevdetit, Fatbardha Xhebrahimi  65 vjec, vajza Shpresa dhe djali Altin.

Policia ndodhet në vendgjarje së bashku me mjetet e zjarrfikëseve dhe ambulance. Shtëpia dy-katëshe ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, ka pësuar dëme te konsiderueshme, ndërsa çatia e saj është shkatërruar e tëra. Dyshohet se shperthimi mund te jete shkaktuar nga bombola e gazit qe sherbente per gatim, por kjo pritet te kofnrimohet nga hetimet qe kane nisur.
Në vendngjarje ka shkuar edhe drejtori i Policiës së Tiranës, Tonin Vocaj si dhe forca të policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.  / ballkanweb /

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com