Në ishullin Sumatra, zbulohet gruaja 157 vjeçare
Gjatë regjistrimit të paradokohshëm të popullsisë në Indonezi, ka zbuluar në një fshat të vogël në ishullin Sumatra, gruan e cila pohon se ka 157 vjet, ka deklaruar Jhony Sardjono, zyrtar i Zyrës së statistikës në Indonezi.
Regjistruesit besojnë se është e mundshme që Turinah, vërtetë është e lindur më 1853. Gruaja më e vjetër në botë, që ishte më e njohura, ka qenë francezja Jeanne Calment, e cila ka ndërruar jetë më 1997, në moshën 122 vjeçare.
“Nuk ka dokumente autentike që mund të dëshmojnë moshën e sajë, por në bazë të deklaratave të saja dhe duke marrë parasysh moshën e vajzës së sajë të birësuar, e cilat tani ka 108 vjet, është shukmë vështirë që të vihet në dyshim”, ka deklaruar zyrtari i shërbimit për regjistrimin e popullsisë në Indonezi, Jhony Sardjono.
Turinah edhe sot e kësaj dite punon rreth shtëpisë së sajë dhe gjatë tërë jetës së saj ka pirë duhan, ka pohuar Sardjono dhe ka shtuar: ”Përkundër moshës, ka memorie të shkëlqyer, shikim të mirë dhe nuk ka kurrfarë probleme me veshët (me dëgjim). Gati rrjedhshëm e flet gjuhën holandeze”, ka shtuar Sardjono.
Indonezija ka qenë koloni e Holandës disa shekuj para Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës e ka shpallë pavarësinë.
Turinah pohon se i ka djegur të gjitha dokumentet e veta më 1965, për të mos e implikuar me komunistët, të cilët pushteti indonezian masovikisht i ka likuiduar nën akuzën se planifikojnë grusht-shtet.
Një grua tjetër u ka thënë regjistruesve se ajo (Turinah) ka 145 vjet. (INA)













0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.