Në Greqi vritet me armë zjarri 38-vjeçari shqiptar

 

Një emigrant shqiptar është ekzekutuar për vdekje pasditen e së premtes në Athinë. Viktima është identifikuar dhe është Genci Papakosta, 38 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:15 në zonën e quajtur Metaksourgjeio në kryqëzimin e rrugëve Kerames dhe Viktor Ugo. Sipas dëshmitarëve, viktima është qëlluar me pistoletë në kokë dhe në gjoks, nga një person i cili është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, në drejtim të paditur.
Shkaqet e vrasjes mbeten të paqarta, megjithatë policia greke po i përqendron kërkimet në dy pista hetimi, ajo e përplasjes mes bandave ose motive xhelozie.

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com