Korrupsioni është luftë e humbur për ju, z. Kryeministër!
Sot kryeministri i vendit na u drejtua neve qytetarëve me një flamur që e ka ngritur lart tash e sa ditë – flamurin e luftës kundër korrupsionit. Por ç’i ndodhi kryeministrit që ta shpallë veten prijatar të luftës kundër korrupsionit, vetëm pak ditë që nga paraqitja publike në RTK kur e akuzoi EULEX-in, të njëjtin mekanizëm që sot e uron dhe e mbështet në këtë luftë, se po e linçon një ministër – njeriun e dytë në partinë e tij. Atë ditë aksioni i EULEX-it ndaj ministrit të Ministrisë më të përfolur për korrupsion ishte interpretuar si “përpjekje për linçim”. Përfundimisht, sonte kryeministri e ndërroi plotësisht pllakën.
Kjo paraqitje e kryeministrit u pasua nga disa paraqitje të tjera publike të kryeparlamentarit dhe të kryetarit të shtetit që shkuan në të njëjtën vijë me paraqitjet e kryetarit të Qeverisë.
Kryeministri Thaçi nuhati diçka që po duket sheshazi. Çekani antikorrupsion do të godasë në krye të kabinetit të tij. Duke e pasur të qartë këtë nga takimet e mbyllura që mbajti ditëve të fundit me krerët e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, kryeministri po e bën një përpjekje të çastit të fundit që të shkëputet nga darët e dyshimeve të mëdha për korrupsion.
Por a mund ta bëjë këtë vetëm me një paraqitje 10 – 15-minutëshe në televizion? A mund ta zhdukë një paraqitje disaminutëshe në opinion atë që është ngulitur fort në bindjet e qytetarëve të përditshëm të Kosovës tani e disa vjet me radhë?
Kryeministri e di mirë që këtë nuk mund ta arrijë, por kur është në pyetje humbja e madhe e besimit të qytetarëve në të dhe në politikën e tij, ia vlen gjithsesi të bësh një provë. Një tentim që qoftë edhe simbolikisht tregon se ja edhe kryeministri e ka seriozisht në luftën kundër korrupsionit.
Por, paraqitja e sotme e kryeministrit na detyron t’ia themi troç disa fjalë. Kjo betejë është e humbur për Ju, z. kryeministër! Le të hetohen 100, 200 a 2.000 zyrtarë institucionalë nga cilado periudhë e pasluftës qoftë. Do të mbetet e shënuar në analet e historisë se në periudhën e mandatit tuaj institucionet e këtij populli u vërshuan nga hetuesit policorë të EULEX-it. Sado politike që tentoni t’i paraqisni këto bastisje (dhe pa dyshim se do të shfrytëzohen nga qarqe ndërkombëtare edhe për arritjen e objektivave të veta politike) është e vërtetë e pakontestueshme se dyshimi për keqpërdorime të pakufi i pushtetit politik për përfitime të paligjshme pasurore nga anëtarët e kabinetit Tuaj ishte magneti që solli autoblindat e EULEX-it para dyerve të institucioneve të shtetit.
Populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton që institucionet që do të duhej të mbronin interesat e tij të shndërrohen në caqe policore dhe gjyqësore të institucioneve të huaja të drejtësisë; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shpërdorimin që po i bëhet sot djersës, mundit dhe gjakut të tij; populli ynë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton shkatërrimin e shpresës për një të ardhme më të mirë. Kjo po ndodh tani. Dhe kjo ju bën humbës, z. kryeministër.
(Sekretar për Marrëdhënie me Publikun i Lëvizjes për Bashkim)
Shprendaj












4 Komente ne kete artikull.
Diten e pare qe e kane marre ne dore Kosoven vrasesist, kriminelet dhe hajnat ka qene e ditur kjo, por duhet pas sy e vesh. Keta njerez jane analfabet, jane te pa shkolle, jane njerez qe kurre ne jetnee tyre nuk kane pasur, njerez te cilet kane berë të gjitha te keqijat e mundshme kunder njerezimti, e si do udheheqin keta o burr???
Syt jane me pa, mendet jane m dite e veshte me ndie. Pra tupani bie per ata qe kane vesh por ne si duket jemi te shurdher e degjojme perralla alla Sejiqe e Hashimqe.
Po le ti degjojem se vet jemi fajtor. Se nese nje kryeminister mbron hajnin, kriminelin atehere cfare shteti, apo qeverie udheheqe ai?
Mazamakeq per ne.
Pra edhe ai ka hise ne ato gjera qe ata bejne e per ata ai duhet mbrojtur ata me fonde e maskarallaqe.
Ishalla koha et ne drite te keqen se qeveria e Eulexi jo!
O ti i pa shkolli, o tlumshin durt per qdo shkronje qe e ki shkrue se me tpas pershperit une te veshi edhe skisha dite me tmsue ma mire si e paske than bash realitetin. Se ata qe i votojne KTA HAJNA nuk shohin e nuk nien e nuk menojne hiq se ju ka ra perdja syve edhe qebesa i mbrojne edhe pse edhe gjepat e tyre e buken e tyre te gojes jau vjedhin ,po prap se prap nuk shohin se PERDJA dhe PLUHURI syve i kan fajet.
Po me habisin me kto komente e me kto paragjykime ncncncncn po ku i besohet more EULEX ejj ky esht tu kshyr me ba krejt pluhun naper kosov a spo e shihni qe haptazi shkijet po bejn qmos me arm ne veri e kush nuk del me i prek e as nuk i akuzon e shqiptart e mjer ju qet fjal pa kurrfar fakte knej e arrestojn te madhin Albin Kurtin ncncncnc katastrof a krejt EULEX esht tu i ba kto berllogje perderisa nuk heket EULEX nga kosova qeshtu keni me ni, e sa per qeveri as perpara sjan kan ma ne hije bile edhe mazi ukan po kush nuk dhake pergjegjsi e tash jo ky hajn, jo ai hajn perderisa nuk ka fakte mos folni palidhje okk ..EULEXI esht vet hajni me i madh aty e normal nuk i konvenojn ata njerz qe ja prishin.. o NJerz hapni syt e kshyrni ma mir se i huji smunet me u kan ma i mir se i ytii…
qeky i pa shkolli sikur me i komentu serbet e Beogradit fjal per fjal,ku po i lexojka ky kto…