Emërohen nëntë zëvendësministra
Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë Qeveria e që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së punës së qeverisë në periudhën vijuese- thuhet në një njoftim të Zyrës së Krymenistrit.
Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër i MTPT-së, Idriz Vehapi është emëruar zëvendësministër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Naim Fetahu është emëruar zëvendësministër i MAP-it.
Zëvendësministër i MPMS-së është emëruar Zenun Pajaziti, postin e zëvendësministrit të MPB-së do ta mbajë Imri Ahmeti, teksa Arban Abrashi është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
Xhabir Morina është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dardan Gashi është emëruar zëvendësministër i MIE-së, ndërsa Gani Elshani do të ketë postin e zëvendësministrit të MKRS-së.
Shprendaj












0 Komente
Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.