U shënua nëntë vjetori i rënies së Komandant Lleshit

 

Në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës së UÇPMB-së, personaliteteve nga jeta politike dhe publike të Luginës së Preshevës dhe më gjerë, të martën në Tërnoc, është mbajtur manifestimi qendror kushtuar 9 vjetorit të rënies së Ridvan Qazimit, Komandant Lleshit.

Në tubim është ngritur lartë vepra e komandantit si dhe e dëshmorëve tjerë të UÇPMB-së dhe UÇK-së.

Kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu me këtë rast theksoi se, “sot më 25 maj, pas nëntë viteve Lugina e Preshevës ka gëzim dhe dhembje sepse nuk ka liri pa dhembje dhe pas dhembjes vjen liria” .

Ndërkohë, Nagip Arifi mes tjerash tha se, sot po mbushen nëntë vite që në mesin tonë nuk është Ridvan Qazimi- Komandant Lleshi, një humanist i gjitha trojeve shqiptare.

“Ridvan Qazimi e deshi kulturën prandaj edhe ishte në krye të Shoqërisë Kulturo Artistike Jehona. Ridvani e deshi Lirinë dhe për këtë arsye ia fali jetën Lirisë “, tha Arifi.

Ndërkaq, Kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se, Ridvan Qazikmi u flijua për tu bërë i pavdekshëm në historinë e re të popullit shqiptar , ai e krahasoi me heronjtë e mëdhenj.

Kryetar i OVL-së të UÇPMB-së, Nagip Ali i ka ftuar të gjithë, si përfaqësuesit politik dhe mbarë popullatën shqiptare, të mos i harrojnë ata që e flijuan jetën për Liri .

Në tubimin e sotëm ka prezantuar edhe e një delegacion nga Dardana, të kryesuar nga Kryetari i Komunës Naim Surdulli.

Në tubim janë ndarë edhe mirënjohje për kontributin e dhënë në organizimin e manifestimeve “ Ditët e Komandant Lleshit.

Gjatë manifestimit u shfaq një program i begatshëm kulturo-artistik, ndërkohë në fund u vunë kurora lule në lapidarin e Ridvan Qazimit dhe Besim Faikut.

Ridvan Qazimi, i njohur si komandant “Lleshi” ishte komandant i brigadës “112” të UÇPMB-ës, e cila vepronte kryesisht në Tërnoc të Madh të Bujanocit. Komandant LLESHI dhe brigada e tij ishin të parët që ngritën flamurin kombëtar shqiptar,ai tërë jetën ia kushtoi aspiratave të tij për liri.

Në cilësinë e shefit të grupit negociator të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ai ishte bashkënënshkrues i Deklaratës së Demilitarizimit e njohur në opinion si “Marrëveshja e Konçulit” – e cila i dha fund konfliktit të armatosur në Luginën e Preshevës.

Ridvan Qazimi u vra në rrethana misterioze nga forcat serbe më 24 maj të vitit 2001, tre ditë pas nënshkrimit të Deklaratës së Demilitarizimit dhe ende pa përfunduar demobilizimi dhe shpërbërja e UÇPMB-ës.(ina)

Shprendaj
 
 

0 Komente

Behu i pari qe komenton kete artikul - Kosovalbaner.Com.

 
 

Komentoni dhe ju...

 



 
 
Sqarim:
Ndalohen  fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. Kosovalbaner.com mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit Kosovalbaner.Com

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

 
 
 

Punuar nga: [VM] VisualMutation.Com